SPAK ka kërkuar autorizim për dhënien e lejes me qëllim caktimin e masës së arrestit në shtëpi për liderin e opozitës, Sali Berisha. Kështu drejtuesi i SPAK çon në fund porosinë e përsëritur të Edi Ramës për goditjen e opozitës reale në vend.
Momentalisht Berisha është në masë detyrim paraqitje dhe ndalim dalje nga vendi, masa të cilat Berisha i ka kundërshtuar dhe nuk ka shkuar pranë organeve të drejtësisë, duke e quajtur si një vendim politik.
Shkresa mban datën e sotme:
E nderuar znj. Kryetare e Kuvendit!
'Të nderuar Deputetë të Kuvendit!
Mbështetur ne nenin 73 te Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 231, 260, 288, 289 tE K.Pr. Penale, si dhe ne Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërise, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali BERISHA, nëpërmjet zëvendësimit te masës se sigurimit personal shtrëngues nga ajo e "Detyrimit për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe "Ndalim i daljes jashtë shtetit" parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, në atë të arrestit në burg/ arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 te K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
Gjithashtu në respektim të nenit 288 pika 2, të K.Pr.Penale, bashkëlidhur gjeni relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse.