Nga Tritan Shehu:
Shkaterrimi i demokracise ne emer te drejtesise!
Jo rastesisht kemi dy tentativa te njekoheshme kunder opozites:
1-Ndryshimet ne rregulloren parlamentare, qe kerkojne te finalizojne rrenimin e parlamentarizmit shqiptar, te ngritur me kaq veshtiresi prej vitit 1991.
Kjo rregullore e hartuar dikur ne konsensus te gjere pikerisht per te siguruar drejtesi e ekuilibra demokratike ne Kuvend, mbasi u neperkemb nga ky rregjim per vite te tere, sot kerkohet te “varroset” edhe formalisht.
Vetem per te goditur opoziten, ate pak “sovraniteti” qe mund te kete mbetur tek „deputeti“ ne pergjithesi.
Te na kthjne ne ne nje parlament rregjim.
Tashme mandatin, funksionet, perfaqesimin e deputetit, mund ta cbejne ne cdo cast nje grup i deleguar nga rregjimi.
2-Krahas kesaj kerkohet te thellohet edhe goditja e filluar ndaj vete liderit te PD e opozites, Berishes, te izolohet ai dhe roli i tij tejet i rendesishem opozitar te dobesohet.
Dhe kjo me nje kerkese te atyre organeve, qe duhet te ishin vetem ne sherbim te drejtesise, por qe fatkeqesisht po perdoren per keq perdorimin politik te saj.
Dy ngjarje keto te lidhura fort midis tyre, nen nje strategji e qellim te perbashket.
Te thellojne revanshin anti demokratik ne Shqiperi, te cbejne opoziten e vertete shqiptare.
Te „kultivojne“ vecse nje opozite fiktive, si „gjethe fiku“ per rregjimin!
Shqiperia po synohet te kthehet keshtu ne nje nje vend pa parlament, me deputete kukulla, qe vecse i sherbejne rregjimit.
Dhe kjo edhe ne emer te nje drejtesie…por te pilotuar ne te vertete!