Berisha: Mazhoranca votoi nenin që e bën vendin pa opozitë! Rama bëri kllounin në Bruksel

E Enjte, 14 December 2023 11:56

Ndërkohë që socialistët në Kuvend nxituan t'i votojnë me shpejtësi ligjet dhe rregulloren që kishin në plan, në kushtet e protestës së deputetëve të opozitës brenda dhe jashtë sallës dhe tymit të tymueseve, Kryetari i PD, Sali Berisha, jashtë Kuvendit, tha:

"Ky është asgjësim i parlamentit. Në një sistem monist, opozita ka vetëm një mision, qendresë, qendresë dhe vetëm qëndresë. Mosbindje civile.

Greva e urisë dhe çdo akt merret me vendim nga opozita atëherë kur ajo e konsideron më të nevojshme dhe më efiçente. Gjer tani ju e patë, zëri i saj kumboi në të gjithë botën.

Ai zotëria që shkoi, mori atë që i dha Elisës. E kuptoni vetë ju, se nuk mund ta them atë fjalë. Se është bërë i përçmuari i Europës, i përçmuari i komunitetit ndërkombëtar.

 
 

E ka marrë vesh e gjithë Europa se ky bllokon parlamentin për të mbrojtur vjedhjet e tmerrshme që ka kryer me familjarët e tij. Është informuar mbarë komuniteti botëror se Edi Rama nuk lejon komisionet hetimore parlamentare sepse është i përfshirë në afera që shkojnë miliarda euro vjedhje nga ai dhe klani i tij.

E ka mësuar tashmë çdo shqiptar se për Edi Ramën nuk ekziston asnjë institucion në këtë shtet përveç karriges së tij për të mbrojtur strikt interesat e familjes dhe sojit dhe sorollopit të tij. Prandaj në Bruksel i thanë se të ka mbetur të bësh kllounin se nuk të ka ngelur gjë tjetër për të bërë. Se ato që kërkon Brukseli, ky nuk i pranon.

Ky ka përparësi pasurimin e tij të pangopur në vjedhjet, abuzimet dhe shpërdorimet.

Siç e shihni, opozita realizoi me sukses të plotë edhe sot këtë ditë, misionin. Kjo ditë shënon ndarjen përfundimtare nga parlamenti i parasotshëm pasi narkomazhoranca voton nenin e heqjes së përkohshme të deputetit të deputetit. Nen, i cili e bën vendin pa opozitë."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...