Berisha: Mesazhi ynë është dëgjuar fuqishëm, përmblidhet në pikën 1 të deklaratës së Brukselit

E Enjte, 14 December 2023 17:06

"Por është emergjente që kjo mosbindje në parlament të shoqërohet tashmë nga mosbindja qytetare, të pasohet nga mosbindje e fuqishme qytetare". Kështu nënvizoi sot gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD, kreu i saj Sali Berisha.

"Ne nuk duhet të mendojmë se do vijë kush të zgjidhë problemet tona, - theksoi ai. -  E rëndësishme është që mesazhi ynë është dëgjuar fuqishëm. Nuk ka mbetur ky mesazh një klithmë e vetmuar në shkretëtirë.  

 

Falë qëndresës dhe akteve të grupit parlamentar të PD, e vërteta është se Brukseli, Këshilli i Ministrave të BE, nxori si karton të parë të kuq, qëndrimet e Edi Ramës ndaj parlamentit, të përmbledhura në numrin 1, kërkesën për dialog konstruktiv. Por ai ka zgjedhur rrugën tjetër.

Pra, nuk ka asgjë më të rëndësishme në deklaratë sesa pika e parë. Pika e parë e asaj deklarate është se për të hapur negociatat, Shqipëria duhet të ketë atë që Edi Rama po e mbyt. 

Natyrisht me qartësi të kristaltë e ka shprehur në një hark kohor 1-mujor qëndrimin e vet, Komisioni Europian, qoftë me raportin për Shqipërinë, qoftë me deklaratën direkt të zyrës së zotit Borrel për zhvillimet në parlamentin shqiptar. Por është emergjente që kjo mosbindje në parlament të shoqërohet tashmë nga mosbindja qytetare, të pasohet nga mosbindje e fuqishme qytetare.

Nuk ka integrim me Edi Ramën. Lexoni shtatë pikat. Asnjëra nuk mund të realizohet nga ai. As më e thjeshta që është censusi! 

Rrëmbehen gazetarë në një kohë kur liria e medias është çështje kryesore në deklaratë.

Nuk ka shpresa, kjo e bën përgjegjësinë tonë edhe më të madhe.

Kjo kërkon që opozita, PD, të ndërmarrë çdo veprim, çdo akt për zbatimin e rezolutës së miruar nga Kuvendi Kombëtar i fundit i saj.

Çështje tjetër që kemi të rendit të ditës, kemi situatën për organizimin e zgjedhjeve në disa degë, në të cilat kryetarët dhanë dorëheqjen sepse kandiduan dhe faktikisht tani janë me kryetarë të pazgjedhur.

Mendoj se kjo situatë në këto degë duhet të marrë fund. Duhet të drejtohen nga kryetarë me votën e anëtarësisë siç e kemi në statut.

Ky proces duhet të kompletohet në kohën më të mirë të mundshme, më të shpejtë të mundshme dhe është një proces i domosdoshëm.

Nuk kemi pse e shtyjmë, ta zvarrisim, mund të ishte kryer më shpejt, po tani janë një seri degësh për të cilat do vendosim për to."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...