Balliu: Me këtë qeveri nuk shoh rrugë të tjera përveç atyre armëve që të jep sistemi demokratik, protestat

Premte, 15 December 2023 21:19

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, komentoi trazirat e fundit në Kuvend, përjashtimin e deputetëve të opozitës teksa u shpreh se nuk shikon asnjë rrugëzgjidhje tjetër, përballë kësaj qeverie, përveç se protestat.

Unë nuk shoh rrugë të tjera në një sistem me armë demokratike përveç atyre armëve që të jep sistemi demokratik, që janë protestat. 

 

Unë nuk e shoh qeverinë aktuale si qeveri por si një organizatë të mirëfilltë kriminale dhe hajdutësh.

Dhe, duke qenë se unë i shikoj si të tillë personalisht unë nuk pranoj ulem, të diskutoj, e të bëj sikur këtu jemi në një vend normal dhe të bëj diskutime me kriminelë.

Ndaj krimit të organizuar dhe ndaj hajdutëve, për një vend të varfër siç është Shqipëria , duhet të ketë, zero, tolerancë.

Që do të thotë, 1000 herë zgjedh rrugën e vështirë por të drejtën, me qytetarët e thjeshtë në shesh, përballë tyre, se sa diskutimin për fasada dhe sikurse boshe që mund të sjellin zgjidhje momentale, por që nuk sjellin asnjë zgjidhje për pluralizmin e demokracisë dhe mbi të gjitha për qytetarët shqiptarë.

Nëse nuk ka demokraci të vërtetë qytetarët janë të pafuqishëm dhe si të tillë ata vetëm sa do abuzohen nga pushtetarë të korruptuar siç është kjo qeveri.

Shikoni sot kryetari i degës së Krujës, ka denoncuar vetëm sot, presionin që i bëhet atij nga ky pseudosistem drejtësie për votat, se dyshohet që paskemi vjedhur votat ne.

Ndërkohë që ne jemi ata që kemi humbur me 10 mijë vota. Nëse ne i kemi vjedhur votat, ne e kishim fituar edhe atë bashki.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...