Berisha: Edi Rama i vodhi dhe i bleu zgjedhjet! Ne nuk i pranojmë të vjedhurat për zgjedhje të fituara

Saturday, 16 December 2023 15:51

Në fjalën që mbajti sot në Degën e PD-së në Gjirokastër, Kryetari i PD Sali Berisha ndër të tjera tha:

Ne konstatuam se morëm një rezultat dëshpërues. Në dhjetëra bashki na u mor mandati. Hymë në një garë më të pabarabartën që mund të bëhej. 61 kandidatët tanë asnjë qindarkë financim nga taksapaguesit shqiptarë. 12 kandidatë të bravës, 1.2 milionë euro financim, për të mos thënë pastaj të Edi Ramës.  

 

Zgjedhjet përfunduan dhe në përfundim të zgjedhjeve në mjedisin ku jetojmë, mediat me urratë e tyre përligjën në një mënyrë apo në tjetër, plaçkitjen, grabitjen dhe dhunimin e votës. Jo vetëm mediat, por dhe një opinion më i gjerë shoqëror, por edhe një opinion brenda nesh.

Gjatë këtij procesi defakto i vdekjes së votës së lirë, koncepti i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, u zëvendësua me konceptin e zgjedhjeve ai vjedh, por fiton. Dhe ju e dëgjoni rëndom këtë koncept. 

 
 

Unë ju them ju, me bindjen më absolute, se zgjedhjet, ose fitohen ose vidhen. Nëse vidhen, nuk fitohen kurrë, por vidhen. Dhe nuk ka fatkeqësi më të madhe se të mendosh se plaçka që të ka vjedhur hajduti është e tij dhe nuk është e jotja. 

Ne këtu ndahemi me çdo njeri, në botëkuptim ne nuk pranojmë zgjedhjet e vjedhura, për zgjedhje të fituara.

Votohet Edi Rama. Nuk votohet Edi Rama, është mashtrim. Hiqjani pak Edi Ramës votat që mori me 683 mijë zarfa të pensionistëve në kundërshtim flagrant me kodin e zgjedhjeve. Zbritjani Edi Ramës votat që mori duke ndryshuar 1.3 milionë zgjedhësve, qendrën e votimit. Zbritjani Edi Ramës votat që mori duke mos shënuar emrin e PD në fletën e votimit. 

Zbritjani Edi Ramës votat që mori duke mos shënuar në kundërshtim me ligjin, emrin e Sali Berishës në  fletën e  votimit.

Zbritjani Edi Ramës, votat që ai mori duke shpërndarë me qindra e mijëra leje ndërtimi, legalizime, licenca në kundërshtim me ligjet në fushatën elektorale. 

T'ia zbresim Edi Ramës kontrollin që siç thotë vetë ODIHR, i bëri vullnetit të zgjedhësve me patronazhistë dhe aktivistë të tij, terroristë të kuq.

Unë dhe Dasho i kemi të freskëta ato siç bëhej në diktaturë. Nisnin 3 muaj para anëtarët e frontit dhe bashkëpunëtorët e sigurimit. Shkonin tek pallati dhe kapnin qytetarin. Për kë do të votosh, nuk ta them. Je armik dhe bënin mbledhje në oborr të pallatit për të ushtruar presion tek të tjerët.

Zbritjani Edi Ramës të gjithë presionin që ushtruan mbi zgjedhësit rrethimi i qendrave të votimit nga këta  terroristë të kuq. 

Zbritjani Edi Ramës t'u themi ne këtyre që thonë se fitoi Edi Rama, votat që mori duke vendosur Shkodrën në pushtimin e bandave më të rrezikshme të Europës, që numërojnë më shumë se 20 vrasje në Shkodër. Në Velipojë po kështu, në Mamurras, Durrës, Elbasan po kështu. 

Ne duhet të bëjmë një analizë realiste.  Kemi deklaruar se do të mbrojmë votën."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...