Shqiptarët e diasporës thirrje ambasadave/ Aktivistja Grillo: Reagoni kundër goditjeve që regjimi i Ramës i bën opozitës

Diel, 17 December 2023 16:53

Shqiptarët e diasporës i kanë bërë thirrje ambasadave në Shqipëri që të reagojnë për situatën politike në vend.

Aktivistja Iva Grillo  është shprehur se, “aktivistët brenda dhe jashtë Shqipërisë bëjnë thirrje përfaqësive të huaja që të reagoni publikisht kundër goditjeve që regjimi i Edi Ramës i bën opozitës dhe liderit të saj”. 

 

Reagimi i plotë:

Thirrje!

Delegacionit të Bashkimit Europian
 

Ambasadës së Shteteve të Bashkuara

Ambasadës Britanike në Shqipëri

Ne, qytetarë e aktivistë brenda e jashtë Shqipërisë ju bejmë thirrje për të reaguar publikisht duke dënuar qartazi goditjet që regjimi Rama po i jep demokracisë shqiptare përpara syve dhe heshtjes suaj.

Kjo thirrje ju bëhet në bazë të vlerave dhe parimeve demokratike që ju vetë promovoni.

Qeveria Rama ka rilindur diktaturën në Shqipëri ku opozita nuk lejohet të kryejë detyrën në parlament dhe ku lideri i saj persekutohet duke u kërcënuar me izolim dhe arrestim.

Ju dëgjojmë nëpër samite tek thoni që Shqipëria ka bërë progres.

Në cilin vend të Evropës konsideroni si progres shkatërrimin e demokracisë, injorimin e vullnetit të mbi gjysmë milionë votuesve apo mbizotërimin e krimit të organizuar?

Në cilin vend të Evropës e quani normale persekutimin e opozitës? Në Rusi? Bjellorusi? Ne rast se jo, atëherë përse heshtni dhe e normalizoni këtë situatë në Shqipëri?

Kryeministri shqiptar e ka kthyer një vend të Nato-s në një regjim diktatorial.

Në rast se do të vazhdoni të mbështesni në heshtje goditjen e opozitës shqiptare, shumë shpejt do të jeni dëshmitarë të vendosjes së diktaturës më të re në Ballkan dhe Evropë.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...