‘Kjo qeveri që arrestoi 3000 protestues, 'nuk ka gjetur' kohë të arrestojë Beqjan, Lal Djegësin, Olsi Ramën e kazinove'

Hënë, 18 December 2023 12:54

Klevis Balliu, Sekretari i Organizimit në PD, në fjalën e tij para protestuesve të mbledhur tek Kryesia e Kuvendit, tha se sot jemi mbledhur këtu “ për t’i bërë me dije narkoqeverisë, “oltaxhaçkave” të qeverisë, hajdutëve të pronave të shqiptarëve, Edi Ramës, Olsi Ramës, të gjithë hajdutëve që sot vishen me kostumet e politikës, se opozitën nuk e ndalin dot, se opozitën nuk e emërojnë dot dhe që Sali Berishën nuk e zëvendësojnë dot dhe nuk e ndalojnë dot.

Në dhjetë vite, në dhjetë vite, kemi plot 9 miliardë euro të çuara dëm. 

Në dhjetë vite, kjo qeveri ka arritur të gjejë kilometrin më të shtrenjtë të botës me 30 milionë euro.

Në dhjetë vite, kjo qeveri ka hedhur gaz lotsjellës në shtëpitë e foshnjave.

 
 

Në dhjetë vite, ka dhunuar dhe arrestuar mbi 3-mijë protestues, por nuk ka gjetur kohën të arrestojë Ilir Beqjan, nuk ka gjetur kohë të arrestojë Lali Djegësin, Lali Inceneratorin, hajdutin e inceneratorin, nuk ka gjetur kohëtë arrestojë pronarin e çdo kazinoje në Shqipëri, Olsi Ramën, nuk ka gjetur kohë të arrestojë asnjë nga bandat e Bajrave dhe asnjë prej atyre që vjedhin votat, nuk ka gjetur kohën të arrestojë hajdutët si Rrahman Rrahja dhe asnjë kriminel. “   

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...