Enkelejd Alibeaj gënjen publikisht: Kuvendi nuk dha autorizim për Tahirin

Hënë, 18 December 2023 21:13

Enkelejd Alibeaj është bërë palw me deputetët socialistë për të finalizuar procedurën për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Alibeaj, mori përsipër të tejkaloj edhe deputetët sociasitë, duke gënjyer publikisht dhe deformuar faktet, kur iu referuar precedentit të Saimir Tahirit.

Nga SYRI TV 

 

Ndërsa deputetët socialist të udhëhequr në Këshillin e Mandateve nga Lindita Nikolla kishin vendosur paraprakisht se çfarë vendimi do merrnin, pavarësisht argumenteve që u paraqitën në këtë mbledhje, ajo që ra në sy, ishte roli i Enkelejd Alibejat.

I zgjedhur deputet me votat e demokratëve, sot Enkelejd Alibeaj mori përsipër rolin që me sa u pa nuk e kishte marrë as Bledi Çuçi për shkak të formimit të tij si jurist. Enkeljed Alibeaj, gënjeu publikisht, e nëpërmjet mashtrimeve deformoi faktet për të goditur liderin e së djathtës Sali Berisha.

 
 

‘Pse nuk iu drejtuat parlamentit, a duhet qe te kalonin ne procedure parlamentare… risjell rastin Tahiri duke e keqinterpretuar… se nuk u dha autorizim, por leje’, tha Enkelejd Alibeaj.

Por ky mashtrim i Enkelejd Alibeajt është lehtësisht i verifikueshëm. Ky që po shihni në ekran është vendimi i Kuvendit të Shqipërisë për rastin e Saimir Tahirit, i marrë në datë 25 tetor 2017.

Ndryshe nga sa thotë Enkelejd Alibeaj, që në atë rast nuk u mor vendim për autorizim, ky procesverbal i asaj seance, dëshmon qartë se Kuvendi I dha autorizim Prokurorisë për marrjen e masës ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalimin e daljes jashtë vendit’, e rrëzoi kërkesën për masën ‘Arrest me burg’ të Saimir Tahirit, që ishte masë që mbështeste opozita e kohës, e ndaj votoi kundër.

Por sot Enkelejd Alibeaj merr përsipër të gënjejë publikisht për llogari të Edi Ramës, e tashmë mbetet për tu parë se cili është çmimi i kësaj sjelljeje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...