Në intervistën e tij ekskluzive në Çim Peka Live, Mirel Mërtiri ka hedhur akuza të forta ndaj SPAK dhe prokurorit të çështjes së inceneratorit të Tiranës, Klodian Braho.
Sipas Mërtirit, prokurori Braho ka gënjyer në Vetting, pasi ai ka dalë jashtë shtetit me kriminelë dhe nuk i ka deklaruar.
Ai thotë se prokurori i çështjes Klodian Braho që ka stisur termin ‘pronar faktik’ dhe ka falsifikuar dosjen.
Pjesë nga intervista:
Peka: Çfarë interesi ka prokurori Braho të falsifikojë dosjen dhe t’ju godasë ju?
Mërtiri: Nuk mund të kërkohet drejtësia nga njerëz të caktuar të cilët gënjejnë për atë që janë, dhe gënjejnë në vetting për atë që duhet të jenë transparent. Klodian Braho është prokurori që ka stisur termin ''pronar faktik''. Braho ka gënjyer, instiucionet e vettingut, të BE-së, është prokurori stisur termin pronar faktik. Braho ka gënjyer në vetting, ka dalë jashtë shtetit me kriminelë dhe nuk i ka deklaruar, i ka fshehur këto gjëra, kështu rezulton. Duke qenë se besoj në drejtësi që ditën e parë që kam marrë vesh se jam akuzuar i jam drejtuar organeve ligjzbatuese në shtetin ku jetoj, por dhe në Shqipëri që të vijnë të marrin çdo informacion që disponoj në lidhje me këtë projekt.