Nga Ylli Manjani
Për fat të keq sa më shumë rrëmohet në publik për çështjen e inceneratorëve, aq më shumë fshihen disa të vërteta të thjeshta.
Fjala vjen:
1. Pse u vendos të kalohej në skemën me incenerim?
2. Përse 3 inceneratorë?! A prodhon mbetje mjaftueshëm një vend me 2 milionë banorë efektivë për të mbajtur ndezur 3 inceneratorë?!
3. Inceneratori i Elbasanit nuk punon gjithë kohës se nuk ka mbetje për të djegur apo nuk është ndërtuar mirë?!
4. Inceneratori i Fierit nuk është ndezur se është ndërtuar keq, nuk ka mbetje për të djegur, apo arsye tjetër?!
5. Kush i mori vendimet për incenerim dhe cila ishte marrëdhënia në qeverinë e koalicionit PS-LSI për këtë çështje?!
6. Çfarë raporti politikë-biznes u prish dhe, në ç'moment që loja shpërtheu në sulme publike?!
7. A ishte skema e incenerimit një vorbull financiare?!
8. Po Tirana a u studiua mirë si rast?!
9. Sa korrekte ishin vendimet e shtetit?!
Sigurisht që këtu duhen kërkuar emrat e dëshmitarët publikë.
Pa iu përgjigjur deri në fund e me vërtetësi këtyre pyetjeve, zor se gjendet e vërteta tek zbatuesit e atyre vendimeve. Sa më larg të shkohet në zbatim, aq më shumë fshihet e vërteta. Ata që janë në burg janë fundi i kavallit...
Bindja ime për këtë çështje është se ka qenë një pazar i prishur diku atje lart, në një moment të caktuar, që shpërtheu lojën. Ai pazar, po të ishte zbatuar, nuk do kishte as denoncues e as të denoncuar. As media nuk do ishte e ndarë në pro e kundër. Por do kishte 3 vendime thellësisht të gabuara që gëlltisnin para publike, ashtu urtë e butë e pa u ndjerë...
Drejtësia penale nuk mjafton për të zbuluar këto vërteta...
Përkundrazi ajo e katandis çështjen në disa bileta avionësh, se kaq mandat ka...