Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta mblodhi asamblenë e të zgjedhurve vendor nga ku akuzoi kryebashkiakun e Tranës Erion Veliaj se ka në fokus vetëm inceneratorin, vjedhjet e abuzimet,dhe jo qytetarët e Tiranës. Sipas Metës, në landfillin e sharrës ndërtohet pa leje në 15 hektarë tokë dhe askush nuk reagon ndërsa qytetarët arrestohen për një dritare. Ai u beri thirrje këshilltarëve bashkiak të punojnë intensivisht për rikthimin e transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal
Syri tv
Partia e Lirisë mblodhi këtë të martë Asamblenë e të zgjedhurve vendor, per të diskutuar lidhur me problematikat në qeverisjen lokale dhe rolin e këshilltarëve të opozitës për rikthimin e llogaridhënies. Gjatë fjalës së tij në Asamble, kreu i PL Ilir Meta, hodhi akuza ndsaj Bashkisë Tiranë se po tenton të bllokojë transparencën, ndërsa theksoi se fokusi i kryebashkiakut Erion Veliaj janë vetëm djegësit dhe korrupsioni. Sipas tij në landfillin e Sharrës ndërtohet pa leje në 15 hektarë tokë dhe askush nuk reagon ndërsa qytetarët arrestohen për një dritare.
Edhe kryetari i grupit të këshilltarëve të PL në bashkinë e Tiranës Endrit Braimollari akuzoi Veliajn se është përgjegjës kryesor i aferës me djegësat.
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi prezantoi edhe 11 proopozimet e kësaj force politike për uljen dhe heqjen e taksave vendore, duke përfshire atë të arsimit, infrastrukturës, të kontributit të subjekteve private, si dhe përgjysmimin e taksave të pastrimit, të lejeve të punimit, dhe tarifës për parkimin publik.
Ndërkohë nënkryetarja Floida Kërpaçi dhe këshilltarja bashkiake Eriona Hoxha sollën në vëmendje mungesën e ujit të pijshëm, çerdheve dhe kopshteve në kryeqytet dhe propagandën e dështuar të kryebashkiakut Veliaj.