Jamarbër Malltezi vazhdoi denoncimet online, duke publikuar këtë herë shkresën që tregon se Edi Rama ndryshoi jo vetëm destinacionin e klubit sportiv ‘Partizani’, por të plot 10 zonave sportive në zona banimi në një vit.
Megjithëse ka firmën e tij në këto ndryshime, SPAK nuk ka guxuar ta përmendë fare emrin e Edi Ramës.
Po ashtu Malltezi thekson se ndryshe nga sa deklaroi Edi Rama, se kishte ndryshuar destinacionin për disa baraka, në fakt ajo zonë është shënuar si U12, që do të thotë me zhvillime të reja me parametra urbanë të lartë.
“Ky vendimi këtu na tregon se Edi Rama ndryshoi jo një e dy, por plot 10 zona, nga zona sportive në zona banimi vetëm brenda vitit 2006.
Kurse kjo harta na tregon zonimin funksional të Tiranës, të firmosur nga Edi Rama dhe dhjetëra drejtorë të tij, në dhjetor të vitit 2008.
Edi Rama gënjeu te Bolino para gjashtë javësh kur deklaroi se kishte ndryshuar destinacionin nga sportiv në banim vetëm për disa baraka dhe jo për të gjithë klubin.
Mirëpo kjo larta tregon ndryshe. Po ta zmadhojmë, shikojmë që zoti Rama, mbi territorin e dy klubeve dhe shumë më tepër, e ka shënuar si U12.
U12 në legjendën e vetë zotit Rama del: Zhvillime të reja me parametra urbanë të lartë.
Pra, e bukura është se ata heronjtë imagjinarë të fëmijëve imagjinarë të atyre lolove beqarë të Sorosit, që nuk guxojnë të bëjnë disa pyetje bazike dhe të përmendin emrin e Ramës dhe Veliajt në megaaferën e inceneratorëve, kanë zgjedhur që si puthadorë të kryehajdutit tani të bëjnë idiotin e dobishëm duke thënë se ndryshimin e destinacionit të zonës nga sportive në banim, e ndryshoi Berisha.
Pasi fshehin të paktën 10 prova, qysh nga Fletoret Zyrtare te vendimet e formës së prerë të gjykatave, që e gjetën Edi Ramën në shpërdorim detyre, prokurorët politikë thanë se kanë dyshime të bazuara që korrupsioni i Sali Berishës ka ndodhur duke ndryshuar destinacionin e zonës nga sportive në banim. Kur kjo harta tregon se dikush tjetër na e paska ndryshuar destinacionin në zhvillime të reja me parametra të lartë urbanë.
Atij dikushit, ata imagjinarët kanë frikë t’i përmendin emrin edhe kur ia shohin firmën.
Prandaj le të përdorim mendjen dhe mendimin kritik dhe të mos kalojmë në idhujtari dhe të besojmë disa gënjeshtra të servirura nga Edi Rama dhe lolot e tij sikur na qenkan të vërteta absolute. Nuk i bëjmë Zotit shok. Mashtrues si Edi Rama dhe lolot e tij kemi parë plot,” tha Malltezi.