Nga Ylli Manjani/
Pyetje.
Nëse Rama e shpall veten mbret dhe Shqipërinë mbretëri të tij, kush do ta ndalonte:
1. Opozita e pamundur e Berishës?!
2. Opozita e emëruar dhe me pagesë Lulit?!
3. Deputetët e PS që janë të gjithë "te dentisti"?!
4. Gjykata Kushtetuese që sapo ka marrë rrogat e larta?!
5. SPAK-U dhe drejtësia e reformuar nga vetë Ai, mbreti dmth..?!
6. Ambasada Amerikane që pret kontratën e radhës të lobbimit?!
7. Shoqëria civile dhe media që dekorojnë SPAK-n kur arreston dhe intimidon mediat?!
8. Apo populli trim e liridashës që shkruan ende letra kundër atyre që "shajnë mbretin"?!
Mos më thoni që do ta ndalonte populli që ka çarë ferrën në emigracion dhe Ramën e njohin si mbret e shkuar mbretit, megjithëse i ka përzënë nga territori...
Ja pra se ku gjendemi, pa balanca, pa garanci e pa asnjë standard sigurie politike e ligjore. Kjo gjendje nuk erdhi menjëherë, por ashtu nga pak e çdo ditë...