Gazetarët e kanë pyetur sot liderin e opozitës, Sali Berishën, për protestat e opozitës dhe se ku do të ishte ai vetë personalisht, ditën e protestës së radhës të thirrur më 21 dhjetor përpara Kuvendit dhe Berisha u përgjigj:
"Protesta e kryesisë së Kuvendit ishte një protestë e shkëlqyer. Ta them unë, se pakkush mund të ketë një arkivë më të pasur se kam unë. Për rrethanat që u thirr, ajo ishte një protestë e shkëlqyer.
Kjo tjetra, ka një gjë, se duhet të kuptohemi. Kompleksiteti rrethanave, vetëm një pjesë e atyre që duan të protestojnë, i lejon të vijnë në protestë dhe ne e kemi shumë të qartë këtë punë.
Për ne e rëndësishme është që nisëm tani protestat për të mos i ndaluar më gjer ditën e fitores mbi narkoregjimin e Edi Ramës. Kjo ka rëndësi. Ku do jem unë atë ditë?! Kudo do jem unë. Pantotenik. Në sallë, jashtë salle, te qytetarët dhe kudo! Në betejë, betejë pa kthim!"