Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos e kalojë në seancë plenare kërkesën e 30 deputetëve të Partisë Demokratike në lidhje me kompetencat e SPAK për dhënien e masës së sigurisë dhe konfliktin me Kuvendin për këtë çështje.
Në një njoftim për mediat, Kushtetuesja shprehet se ankimimi duhej të ishte bërë nga Kuvendi dhe jo 1/5-a e deputetëve dhe për këtë arsye nuk është marrë në shqyrtim.
Për Gjykatën Kushtetuese, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka të drejtë ta ankimojë kërkesën e SPAK, pasi të ezaurojë ankimet në të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha e konsideron masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ si kufizim të lirisë së deputetit dhe sipas tij, SPAK duhet të kishte kërkuar më parë autorizim në Kuvend.
Për këtë arsye ai nuk e zbatoi asnjëherë këtë vendim. Kjo bëri që SPAK të kërkonte autorizim në Kuvend për masë më të rreptë sigurie, ‘arrest me burg’ ose ‘arrest në shtëpi’, kërkesë që u miratua të hënën në Këshillin e Mandateve dhe parashikohet të votohet të enjten në seancë plenare.
Vijon...