Nis protesta e opozitës, deputetët përplasen me gardën në Kuvend

E Enjte, 21 December 2023 09:56

Tensionet e para janë shënuar mes gardës dhe deputetëve demokratë. Ligjvënësit e përjashtuar nuk janë lejuar nga garda të futen në Kuvend. Ata pritet ti bashkohen protestuesve në sheshin para parlamentit.

 

Ndërsa deputetët e tjerë demokratë kanë refuzuar kontrollet nga garda para hyrjes në sallën e seancës parlamentare.

Ndërkohë, përplasjet mes deputetëve demokratë dhe gardistëve kanë vijuar edhe brenda sallës së seancave plenare. Përplasja këtë herë ka lindur pasi deputetët kanë nisur zhvendosjen e karrigeve për ti vendosur para foltores, si në seancat e mëparshme. Garada ndërkohë, ka tentuar ti pengojë.

 
 
 

Policia ka marrë masa të shtuara sigurie, duke vendosur një numër t konsiderueshëm trupash dhe mjetesh në terren, përfshirë dhe makinat ujëhedhëse.


Kuvendi voton sot kërkesën e SPAK për vendosjen e një mase arresti ndaj Berishës.

Login to post comments