Kryetari i PD, Sali Berisha, sapo mbërriti në selinë e PD pas seancës parlamentare ku u votua heqja e imunitetit të tij, iu drejtua me këto fjalë qytetarëve shqiptarë, por dhe kryeministrit Edi Rama:
"Sot jam më i fortë se kurrë!
Harroje! E the që jam pa imunitet, të them se jam më i fortë se kurrë! Më i vendosur se kurrë në mbrojtje të kauzës së drejtë opozitës!
Unë i garantoj shqiptarët se kjo kauzë e drejtë do triumfojë. Se forcë në botë që të mposhtë idealet e demokracisë, nuk ka dhe nuk do ketë!
Se kjo bandë që qëndron në pushtet me lidhjet e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve, do i ketë kohët e numëruara.
Se Edi Rama do përfundojë si gjyshi i tij Enver Hoxha në kalendat e historisë.
Se shqiptarët do kenë qeveritarët e tyre, opozitën e tyre ashtu siç meritojnë.
Kjo histori është sot një histori në zhvillim, por nga ana tjetër është një nga historitë më krenarë të popullit opozitar që nuk u mposht nga asgjë, që i rezistoi një korrupsioni transnacional, të pashembullt në historinë e një vendi dhe dëshmon që ka të gjithë energjinë për të mbrojtur vlerat e demokracisë, shtetin ligjor dhe orientimin euroatlantik të Shqipërisë.
Edhe njëherë, gjithçka është ndërmarrë ndaj meje është ilegjitime dhe kjo nuk ka asnjë diskutim.
Vendimet nga alfa te omega, janë marrë si hakmarrje e mirëfilltë politike në shkelje të çdo parimi dhe çdo ligji të këtij vendi.
Edhe njëherë u falënderoj për praninë tuaj. Fitore, fitore, fitore!"