Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisha ka dalë këtë pasdite nga selia e PD dhe është drejtuar për në banesën e tij, teksa qëndroi aty për më shumë se tre orë, që pas mbylljes së seancës plenare dhe vendimit për heqjen e imunitetit të tij.
Berisha u tha gazetarëve duke qeshur se do të konsultohet “me avoketërit” sa i përket vendimit se ku do ta kryej masën e ‘arrest shtëpie’, nëse kjo do të jepet nga Gjykata, në banesë apo në selinë e PD.
“Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ju e patë se cili ishte ligji, e patë! Cilido që lexon procedurën dhe shef një bandë antikushtetuese në veprim. PD do marrë çdo masë për përgjigjen e merituar Ramës.
Çështje që do diskutohet me avoketërit ku do kryej arrestin, në shtëpi apo në seli”, tha Berisha.