Ish-prokurorja: Berisha i ka respektuar gjithmonë kërkesat e ligjshme të prokurorisë, është paraqitur e pyetur

Diel, 24 December 2023 19:20

Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj ka deklaruar se kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka respektuar gjithmonë kërkesat e prokurorisë kur është thirrur nga ana e kësaj të fundit, në rastet kur ka qënë pjesë e objektit të hetimit.

Duke i’u referuar eksperiencës së saj si prokurore, e ftuar në News24, Imeraj ka theksuar se Sali Berisha është thirrur nga Prokuroria e Tiranës më herët dhe është paraqitur është pyetur me detaje për çfarë prokuroria ka pasur objektin e hetimit.

'Personalisht më ka rastisur jo vetëm me zotin Berisha por edhe me shumë personazhe të politikës, ti kem pasur për shkak të hetimeve, ti kem pasur në veprime procedurale për ti thirrur për ti pyetur dhe është operuar me thirrjen e tyre përfshirë edhe zotin Berisha i cili është thirrur nga Prokuroria e Tiranës dhe është paraqitur është pyetur me detaje për çfarë ne kemi pasur objektin e hetimit dhe të tjera me radhë', u shpreh Imeraj.

Kujtojmë se kryedemokrati Sali Berisha ka refuzuar të zbatojë vendimin antikushtetues të GJKKO-së me kërkesën antiligjore të SPAK, duke i marrë kompetencat parlamentit, për ta detyruar liderin e opozitës të mos dalë jashtë shtetit, si dhe të paraqitet në Policinë Gjyqësore. 

 
 

Duke vijuar më tej, sërish në shkelje të ligjit, SPAK i'u drejtua parlamentit për t'i hequr imunitetin Berishës dhe për ta arrestuar, me arsyen se nuk kishte zbatuar vendimin antikushtetues të GJKKO-së për masat shtrënguese antiligjore./ A. Z/ 

Login to post comments