“Ka tradhtuar gjithçka”- Protesta para Gjykatës së Lartë, Berisha: A ka njeri që mendon se Lulzim Brava mund të bëjë opozitë duke iu dhënë vula?

E mërkurë, 27 December 2023 12:58

 

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti fjalën e tij para mbështetësve të pranishëm në protestën e zhvilluar para Gjykatës së Lartë, ku pritet të jepet vendimi se kujt i takon “vula” e PD.

Për Lulzim Bashën, Berisha u shpreh se është një njeri që ka tradhtuar gjithçka, edhe qenien e tij, ndërsa theksoi se nuk mund të bëjë ai opozitë duke iu dhënë vula.

“A ka njeri të lirë sot që pajtohet se logo e partisë më të madhe opozitare të vendit mund ti jepet sikur të ishte një plaçkë një njeriu që ka tradhtuar gjithçka, nga qenia e tij deri te mbështetësi i fundit i tij.

A ka njeri që mendon sot se Lulëzim Brava do bëjë opozitë duke iu dhënë simboli i PD?

A ka njeri sot që të tresë rrëmbimin  nga gjykata të simbolit  të PD?

Cili është ai skllav që duhet të mendojë se ky vendim duhet respektuar, vetëm se doli nga gjykata, armë e diktaturës së re, diktaturës së krimit?

Cili është ai skllav që do lejojë një gjykatë në shkelje të ligjit të konfiskojë simbolin e partisë, vulës së saj? 

Cili është ai skllav  që do lejojë një gjykatë me urdhër të Ramës ti konfiskojë Shqipërisë opozitën?”, tha ndër të tjera Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...