Si po përdoret drejtësia/ Gjykatat si sëpatë për copëtimin e opozitës

E Enjte, 28 December 2023 13:20

Në harkun kohor të 7 ditëve, dy gjykatat më të rëndësishme të vendit, ajo e Lartë dhe ajo Kushtetuese,  janë zbythur nga detyrimet e tyre për të bërë drejtësi, duke i hapur rrugë procesit të nisur për linçimin e opozitës. 

Këtë të mërkurë, tre anëtarë të Gjykatës së Lartë, në dhomë këshillimi dhe pa praninë e palëve, vendosën të kthejnë në Gjykatën e Apelit sagën dy vjeçare, se cilit i përket e drejta e vulës së PD-së, shumicës me lider Berishën apo minorancës së papërfillshme të mbetur rreth Bashës. Teknikisht gjykatësit kanë gjetur shkelje procedurale të kolegëve te tyre të apelit dhe prandaj e kanë rikthyer aty dosjen.

“Kolegji konstaton se, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim. Kolegji vlerëson se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë çështje të cilat mund të zgjidheshin vetë nga ajo gjykatë”, thuhet në vendimin e Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.

Por historia është më e thjeshtë. Kjo lojë me delegim përgjegjësish mban prej fiks dy vitesh peng opozitën. Ndonëse disa mbështetës të Berishës për arsye propagandistike thirrën sot “fitore: duke argumentuar se pas gjykimit të sotëm i vetmi vendim në fuqi është ai i shkallës së parë që njeh grupin e rithemelimit si trashëgimtar të PD-së, situata nuk është edhe aq rozë. Sepse edhe ‘zvarritja” e sotme ka një qëllim: ajo nuk e lejon shumicën e demokratëve të marrin pjesë në zgjedhje me simbolet e tyre, të kenë komisionerë, kohën mediatike dhe financim publik që i njeh ligji. Pra shkurt dhe shqip, ajo që po bën gjykata me përcjelljen e dosjes nga shkalla e parë në apel, kthim në të parën dhe pastaj rikthim nga e larta në të dytën, është një lojë kungulleshkash rezultati i të cilës është penalizimi i opozitës reale. Gjykata e Lartë e kishte sot mundësinë të linte në fuqi vendimin e shkallës së parë që njeh kongresin e rithemelimit në dhjetor 2021.

Ai kongres është vërtetuar publikisht edhe nga shifrat e zgjedhjeve të 6 marsit 2021 dhe 14 majit 2023, ku u pa qartë diferenca mes mbështetësve të Berishës dhe Bashës. Por këtë realitet nuk e sheh vetëm trupa gjyqësore e dalë nga reforma në drejtësi. 

Me të njëjtin standard u soll një javë më parë edhe kushtetuesja. Mbi 30 deputetë opozitarë iu drejtuan asaj për një çështje që i përket ekskluzivisht kësaj gjykate: të shprehej nëse heqja (ose kufizimi) i lirisë së një deputeti, në këtë rast Sali Berishës, bëhej dot pa marrë më parë lejen e cënimit të imunitetit nga parlamenti.

Pikërisht në 15 dhjetor, një grup prej jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit kërkuan në Gjykatën Kushtetuese interpretimin përfundimtar të nenit 73, pika 2 të Kushtetutës, duke  parashtruar se ndaj Berishës janë vendosur masat shtrënguese “Detyrimi për paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, pa u kërkuar më parë autorizimi i Kuvendit. Sipas grupit të deputetëve lindte nevoja e interpretimit të nenit 73, pika 2, të Kushtetutës. 

Por Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha gjatë një konference për shtyp se kërkesa nuk plotësonte kriteret ligjore paraprake për pranimin e saj. Ajo argumentoi se grupi i deputetëve opozitarë, nuk legjitimohet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, me argumentin se ai nuk është subjekt në konfliktin e parashtruar mes SPAK-ut dhe kuvendit, pasi atij nuk i është marrë ndonjë kompetencë apo të jetë cenuar drejtpërdrejt në ndonjë kompetencë.

Duke mos mbajtur qëndrim, as po, as jo me një shumicë flagrante, gjykatësit kushtetues e hoqën nga vetja këtë patate të nxehtë. Ata u fshehën pas faktit absurd se nuk i takonte 30 deputetëve të ankoheshin për këtë çështje duke i hapur kështu rrugë heqjes së imunitetit dhe arrestimit të liderit të opozitës Sali Berisha.

Pra të dyja gjykatat kryesore të vendit, që supozohet se ekzistojnë si diga ndaj padrejtësive, kanë hequr dorë nga roli i tyre duke rrëzuar çdo pengesë ndaj linçimit të opozitës, qoftë për arrestimin e Berishës, qoftë për lënien e PD-së të pazyrtarizuar.  Dhe po t’i shikosh dy vendimet e fundit në sfondin gati dy vjeçar të vendimeve që gjykatat e të gjitha shkallëve kanë marrë në dëm të opozitës reale, nuk është e vështirë të bindesh se i gjithë sistemi është shndërruar një një mjet lufte politike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...