Ja shtatë arsye se pse sot Shqipëria e Edi Ramës ngjan si dy pika uji me Rusinë e Vladimir Putinit

Saturday, 30 December 2023 16:16

Vendimi për të dërguar në arrest shtëpiak liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha vetëm sa konfirmon më qartë se Shqipëria është zhytur në një lloj diktature të re, e cila mund të marrë shumë emra, por në thelb mbetet e njëjtë.

Që kur kanë lindur format e para të organizimit njerëzor, diktaturë quhej kur një person ose një grusht njerëzish kontrollonin gjithçka.

Edi Rama nuk bën asnjë dallim.

Por për shkak se diktaturat e shekullit të 21-të janë të ndryshme nga ato të shekullit të kaluar, dikush mund të gabojë dhe të mendojë se gjërat janë ndryshe.

 
 

Sepse në fund të fundit, Shqipëria e Ramës nuk ndryshon nga ajo e Putinit për disa arsye:

E para, Vladimir Putin mban zgjedhje shumëpartiake njësoj si Edi Rama, por atje dihet fituesi dhe çdo konkurrent tjetër nuk ka shans t’i afrohet fitores pasi rezultati është i manipuluar pa nisur gara.

E dyta, Vladimir Putini lejon në vendin e tij të ketë edhe media opozitare. Madje thuhet se deri në 15 përqind të medieve janë opozitare, pak a shumë si në Shqipërinë e Ramës. Por kjo prani mediatike opozitare vetëm sa shërben për të krijuar iluzionin e lirisë.

E treta, Vladimir Putini nuk e izolon vendin e tij, madje rusët njësoj si shqiptarët, janë një popull që lëvizin dhe e dinë se si funksionon bota perëndimore.

E katërta, Vladimir Putini njësoj si Edi Rama, krijon idenë se në vendin e tij ka drejtësi. Madje edhe kur e lëshon vetë ndonjë zyrtar të lartë në ‘gojën’ e drejtësisë, bën shfaqje mediatike për të treguar se shteti po funksionon.

E pesta, Rusia e Putinit nuk ka një nivel të ulët arsimor, ashtu siç ndodh rëndom nëpër diktatura. Numri i atyre që kanë nivel të lartë arsimor është gjithmonë në rritje.

E gjashta, Vladimir Putini nuk është ndër ata që pretendon se po zbaton ndonjë ideologji të caktuar në vendin e tij. Për më tepër thuhet se e urren fjalën ideologji. Njëlloj si Edi Rama, edhe ai ka vetëm një merak: si të pasurojë familjen dhe rrethin e ngushtë që e rrethon.

E shtata, Vladimir Putini vërtet mund të duket sikur është në një kurs përplasje me Perëndimin tani, por ai punon gjithmonë për të korruptuar zyrtarë dhe diplomatë të rëndësishëm perëndimorë. Diplomacia e havjarit e tij ka dhënë jo pak rezultate dhe ka bërë që Perëndimi të bëjë një sy qorr ndaj çdo shkelje, të cilat kulmuan me luftën në Ukrainë. Njësoj si me Edi Ramën.

Lista e ngjashmërive mes Edi Ramës dhe Vladimir Putinit mund të zgjatet edhe më shumë, por kulmi mbërriti më 30 dhjetor të vitit 2023, kur u vendos burgosja e liderit opozitar shqiptar.

Tani edhe ndonjë që kishte dyshimin më të vogël, nuk mund të fshihet më. Shqipëria është një diktaturë e kohëve moderne.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...