Vasili: Lojtarët e bixhozit zero tatim, profesionet e lira 23%, kjo është fytyra e qeverisë së Ramës!

Hënë, 01 Janar 2024 15:21

Nga Petrit Vasili

Lojtarët e bixhozit zero tatim, profesionet e lira 23%, kjo është fytyra e qeverisë së Ramës! 

 

Taksë 23% për profesionet e lira, që ta vjedhë qeveria me inceneratore dhe tendera!

Mijra qytetarë profesionistë dhe të vetpunësuar duhet ti paguajnë nga sot, 1 janar 2024, 23% taksë qeverisë.

Megjithëse mbijetojnë vetë me sakrifica pa fund dhe pa asnjë mbështetje nga qeveria sot duhet që me djersën e tyre të mbushin xhepat e qeverisë.

A janë llogaritë e shtetit në hall për këto lekë?

Absolutisht jo!

Të ardhurat e pritshme nga kjo takse 23% për profesionet e lira llogaritet të jetë rreth 28 milion euro.

Pra sa një km rrugë nga rrugët e florinjta, që tenderon qeveria e Ramës në vazhdimësi ose sa parate e nje tenderi të vetëm nga qindra tendera me 99% të vlerës që bën qeveria, ose nje grimcë nga qindra milionat e inceneratoreve që nuk ekzistojnë.

Kjo është një taksë hapur diskriminuese sepse ka biznese të tjera, që përjashtohen nga një taksim i tillë edhe pse krijojnë të njëjtin nivel të ardhurash.

Për shembull per turpin e saj qeveria vendos Tatim zero për lojtarët e bixhozit.

Pra efekti ekonomik në buxhetin e shtetit është thuajse asgjë duke llogaritur edhe se buxheti i shtetit është mbi 7 miliard euro.

Janë plot 169 profesione të lira që do të taksohen me 23%.

Këta mijra profesionistë, që perballojne vete pa asnje ndihme me kaq stres jeten e tyre dhe te familjeve te tyre, shtyhen në dëshpërim dhe shtrëngim ekonomik ekstrem.

Kjo taksë i shërben vetëm strategjise së zezë të qeverisë, për shpopullimin e sforcuar dhe asgjësimin demografik të Shqipërisë.

Ndërsa vendi humbet e varfërohet nga largimi këtyre i mijra profesionistëve, që emigrimin e kanë zgjidhjen e detyruar për mbijetesë.

Kjo pra ishte dhurata e Vitit te ri, farmak e hidhur, e qeverisë për këta mijra profesioniste

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...