Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) uron përzemërsisht qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e liberalizimit të vizave dhe levizjen e lirë në shtetet e Bashkimit Europian.

E Enjte, 04 Janar 2024 13:12

 

Viti 2024 filloi mbarë për qytetarët e Republikës së Kosovës, një vit që filloi me lirinë e lëvizjes, liri kjo e mohuar padrejtësisht për një kohë të gjatë.

Si gjithnjë, qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës dëshmuan se nuk dorëzohen dhe nuk heqin dorë nga rrugëtimi drejt integrimeve euro-atlantike, megjithë pengesat e shumta që u dalin gjatë këtij rrugëtimi.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është krenar që liberalizimin e vizave nga BE për qytëtarët e Kosovës e ka patur prioritet në agjendën e tij. Në të gjitha takimet diplomatike dhe në një numër të madh deklaratash, KASH ka argumentuar dhe kërkuar liberalizimin sa më parë të vizave për qytetarët e Kosovës.

Republika e Kosovës, shembull demokracie për gjithë rajonin, çka po vërtetohet çdo ditë e më shumë, si dhe qytetarët e saj e meritonin lëvizjen e lirë prej kohësh.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se integrimi i Republikës së Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe veçanërisht anëtarësimi në NATO, është veprimi më i rëndësishëm që do të siguronte perfundimisht sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë.

Gëzuar Kosovë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...