Berisha: Nuk mposhtem nga armiku i njerëzimit, Xhorxh Sorosi. Fron Nahzin e tij e dëbova si agjent të rezidentit të Millosheviçit

E Enjte, 04 Janar 2024 21:59

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë gjatë protestës së sotme me mbështetësit e tij të cilët ndodhen poshtë banesës së kryedemokratit, duke akuzuar Xhorxh Sorros si arkitektin e shkatërrimit të Shqipërisë.

Berisha tha se nuk do të mposhtet nga armiku i njerëzimit, Xhorxh Sorosi dhe se Fron Nahzin e tij, e ka dëbuar si agjent të rezidentit të Millosheviçit në vitin 1992. 

Berisha: Fajin e ka Saliu do u thonë sepse u përball dhe nuk u mposht dhe nuk do mposhtet kurrë nga armiku i njerëzimit, Xhorxh Soros, arkitekti i shkatërrimit të Shqipërisë për vjedhjen e pasurive të kombit tonë dhe të shpopullimit të Shqipërisë.

Sot, një eksponent, ish-i dërguari i Xhorxh Sorosit në vitin 1992 në Tiranë, i quajturi Fron Nahzi, të cilin e përzura bashkë me kolegun e tij për 48 orë nga Shqipëria si agjent i rezidentit të Millosheviçit në Tiranë, shprehte gëzim dhe kënaqësi për vënien në arrest të Sali Berishës.

Do i them këtij mjerani, këtij shqiptari në pamje dhe serb në shpirt, se as ti, as Xhorxhi dhe askush në botë nuk do mund të ndalë përpjekjen e Sali Berishës për realizimin e idealeve demokratike.

Buzëqeshjen, gëzimin do ua ngrijmë në fytyrë!

Ja pra pse e burgosin Sali Berishën pa asnjë provë, pa asnjë fakt, si në Rusinë e Putinit, ja pse duan t’i mohojnë lirinë e të shprehurit sikur të ishte ky një vend i dikurshëm, ku vepronte ligji i agjitacionit dhe propagandës, sikur të ishte koha kur Kristaq Rama, intelektuali xhelat dhe zëvendësi i Ramiz Alisë, firmoste varjen në litar të poetit disident Havzi Nela vetëm për fjalën e lirë.

Por ne nuk mposhtemi. Misioni ynë për shpëtimin e Shqipërisë është i shenjtë.

Amaneti i të parëve tanë mishërohet tani tek ne në këtë betejë që zhvillojmë. Në këtë betejë për liri dhe dinjitet, mishërohet shpirti i pamposhtur, guximi legjendar i Gjergj Kastriotit, mishërohet guximi legjendar i Ismail Qemalit, Adem Jasharit, Azem Hajdarit sepse armiqtë që kanosin sot Shqipërinë janë armiq po aq të egër si ata që luftojmë sot, të cilët nuk janë gjë tjetër veçse demonë të pushtetit të tyre.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...