Berisha: Çdo orë, çdo ditë të bëjmë gjithçka për mobilizimin tonë, për angazhimin tonë në mosbindje civile, në betejën për të përmbysur narkokracinë

Diel, 07 Janar 2024 21:28

Kryetari i opozitës Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve gjate protestës së sotme tek rrugica e shtëpisë së tij ku edhe pse mot me shi moren pjese me qindra opozitarë, që “të bëjmë gjithçka për mobilizimin tonë, të bëjmë gjithçka për angazhimin tonë në mosbindje civile, në betejën pa kthim për të përmbysur narkokracinë, për të ecur të sigurtë si njerëz të lirë, drejt zgjedhjeve të lira”.

Berisha: U bëj thirrje studentëve, të bashkohen, të marrin kthesën e madhe për të përmbysur këtë diktaturë.

Sot ju në mbarë Europën ju jeni studentët me barrën më të rëndë ekonomike.

Ndërkohë të ardhurat tuaja janë më të ultat në Evropë.

Sot ju paguani tarifat më të larta.

Sot ju paguani qeratë më të larta për banimin.

Sot ju paguani taksat më të larta në çdo ushqim që merrni.

Sot me mesatare përjashtohen nga universiteti më shumë se gjysma e moshatarëve tuaj.

Ndaj dhe merrni kthesën, kthesa juaj është shpëtimi i Shqipërisë.

Askush mos të mendojë të ecë më si somnambul drejt zgjedhjeve të Edi Ramës.

Ai që mendon të shkojë i përgjumur me Edi Ramën në zgjedhje, ai de fakto firmos vjedhjen e tij të radhës dhe ky do të ishte dështimi i tmerrshëm, përfundimtar i opozitës.

Ndaj dhe çdo orë, ditë që kemi të bëjmë gjithçka për mobilizimin tonë, të bëjmë gjithçka për angazhimin tonë në mosbindje civile, në betejën pa kthim për të përmbysur narkokracinë, për të ecur të sigurtë si njerëz të lirë, drejt zgjedhjeve të lira.

Për të çliruar Shqipërinë nga ky regjim, nga mafia e Xhorxh Sorosit dhe mafia ndërkombëtare.

Shqipëria vetëm si vend i njerëzve të lirë, i njerëzve që votojnë dhe vota e tyre votohet me ndershmëri dhe kushton. Vetëm si vend i njerëzve me dinjitet mund të jetë një partner dinjitoz i fqinjëve të saj dhe miqve të saj në Evropë dhe botë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Përsëri mos harroni se sonte në këtë rrugë drita është shtuar, kurse Surreli, pushteti i krimit është në errësirë të plotë.

Rroftë demokracia, rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...