Avokati Gjokutaj tregon se si shkeli ligjin gjyqtarja Blerina Muça

Diel, 07 Janar 2024 21:34

Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në 'Ediconin e Pasdites' në Syri Tv, argumentoi se si shkeli ligjin gjyqtarja Blerina Muça për të mbajtur peng simbolet e Partisë Demokratike, dhe se si shkarkimi i saj është si një provë e marrjes peng të vulës dhe logos së PD.

Rasti në fjalë është një nga rastet më flagrante të drjetësise shqiptare dhe është flagrant jo vetëm nga thjeshtësia e rastit por edhe nga papërgjegjshmëria e vendimarrjes, është flagrante dhe shumë i rrezikshëm edhe për impaktin që ka patur në jetën politike dhe posaçërisht në mbajtjen peng të subjektit PD me anë të këtij vendimi duke lënë zyrtarisht por formalisht emrin grupimit të Bashës dhe Alibejat, siglën dhe vulën e partisë dhe duke lënë jashtë procesit zgjedhor, duke deligjitimuar, Partinë Demokratike të vërtetë e cila këtë titull nuk e merr nga një përcaktim subjektiv por ashtu siç dihet, për një subjekt politik siç dihet, vendos vetëm vota e anëtarësisë. 

Mbas Kuvendit të datës 11 dhjetor të 2021, ku PD e rithemeluar vendosi statutin e saj, ky statut u depozitua në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, e cila pas dy muajsh mori një vendim për depozitimin e këtij statuti dhe regjistrimin e PD ne regjistër.

Mbas këtij vendimi, se këtu fillon saga politike e procesit, pas këtij vendimi, qeveria, mazhoranca në bashkëpunim me Lulzim Bashën, kuptuan se PD me këtë vendim gjyqësor nëse do merrte formë të prerë do të  regjistrohej dhe këtu do merrte fund e gjithë historia dhe duke mos u dakortuar me këtë sepse ishte prishja e një strategjIe të tërë, u gjet një marifet, një sebep dhe Alibeaj me ata prokurat, me autorizim të Lulzim Bashës, i drejtohet gjyqtarit të gjykatës konkretisht zonjës Blerina Muça, ku i kërkon që të njihet si palë në procesin ku s'kish marrë pjesë ndonjëherë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...