‘Më keq se gjykatat e Enver Hoxhës’/ Bushati: SPAK dhe GJKKO, fiks si ushtarë të bindur të Ramës

Tuesday, 09 Janar 2024 16:46

Analisti Andi Bushati, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, theksoi se gjendja në të cilën ndodhet drejtësia e re në Shqipëri është në një pikë që po përdoren më keq se gjykatat e kohës së Enver Hoxhës.

Sipas Bushatit, çështja ‘Beleri’ është fiks se si po vepron SPAK dhe GJKKO, pra thjesht si ushtarë të bindur të Edi Ramës. 

Bushati: Kemi arritur gjer në pikën kur këto spak-rat e gjkko-rat, se i kanë futur edhe ca emra që të jenë interesante për njerëzit, po përdoren më keq se gjykatat e kohës së Enver Hoxhës.

Arben Ahmetajn, donte ta godiste Rama, tradhtoi Ramën, i shiti dokumentat, nuk e di sa është e vërtetë, pati një fat të vetin, Sali Berisha për ato që ka bërë në këtë vend e pati një fat të vetin.

Kjo është një çështje që nuk ndikonte në politikën e madhe, Beleri dhe këtu duket fiks se si po vepron SPAK dhe GJKKO, pra thjesht si ushtarë të bindur të Edi Ramës.

Më mirë të çonte Elisa Spiropalin në SPAK dhe njerëzit do e dinin dhe do ishin të kënaqur se po na bën drejtësi ‘Skënderbeu’ dhe ‘Mamicën’.

Por të më shesësh këta me flamur amerikanë si të pavarur dhe ndërkohë veprojnë si ushtarë të Edi Ramës, këtë nuk e ha më njeri në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...