Veliaj, dhuratë dyshes Zoto-Mërtiri/ Hetimet e SPAK nuk e prekin kryebashkiakun

E mërkurë, 10 Janar 2024 15:14

Erion Veliaj vijon pagesat për kërkuarit e drejtësisë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri për aferën qindra mln lekë të inceneratoreve. Përgjatë muajit dhjetor, kryebashkiaku i Tiranes ka dhëne 800 mijë euro për landfillin e Sharrës të sekuestruar nga SPAK. E teksa Partia Demokratike vijon çdo ditë denoncimet publike me fakte dhe prova që implikojnë Veliajn në këtë koncesion abuziv, dhe se KLSH ka nxjerre raporte se pagesa për ton është e fryrë, SPAK nuk guxon as ta hetojë, duke e bërë atë të paprekshëm nga ligji.

SYRI TV 

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ndjen veten të paprekshëm nga ligji, megjithëse Partia Demokratike ka publikuar prej javësh fakte e dokumente se ai sillet si pronari real i koncesionit të mbetjeve në Sharrë. Pa pasur asnjë kompleks përballë prokurorëve të SPAK-ut, të cilët nuk guxojnë të hetojnë rolin e tij në aferën koncesionare, Veliaj vijon i pashqetësuar pagesat qindra milionë lekë për kompanisë e vendosur nën sekuestro, “Integrated Energy bv”.Në ditët e fundit të vitit 2023, e konkretisht në datat 22 dhe 27 dhjetor, Bashkia e Tiranës ka kryer tre transaksione në favor të kompanisë koncesionare me vlerë totale mbi 800 milionë lekë të vjetra ose rreth 800 mijë euro.

Të dhënat për këtë dhuratë për Vit të Ri të kryebashkiakut Veliaj ndaj dyshes Klodian Zoto-Mirel Mërtiri janë publikuar vetëm këtë të mërkurë nga Ministria e Financave, e cila nga ana e saj kishte mbi tre javë që nuk raportonte për pagesat e kryera nga Thesari i Shtetit. Sipas informacionit zyrtar, Bashkia e Tiranës ka kryer dy pagesa në datë 22 dhjetor dhe një pagesë të tretë në 27 dhjetor. Veliaj është i vendosur të paguajë tarifën e plotë për depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës, megjithëse dy institucione, e konkretisht Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion kanë dalë në konkluzion të njëjtë se pagesa 29 euro për ton mbeturina është e fryrë dhe abuzive.

SPAK po zhvillon prej tre vitesh hetime për hartimin dhe zbatimin e kontratës për ndërtimin dhe operimin e landfillit dhe inceneratorit të Sharrës, me kosto koncesionare 128 milionë euro dhe kosto operimi 30-vjeçare që mund të kalojë 1 miliard euro. Në kuadër të këtij hetimi, SPAK ka vendosur nën sekuestro kompaninë koncesionare, si edhe ka arrestuar disa zyrtarë të nivelit të ulët e të mesëm, të cilët janë marrë me dokumentet e koncesionit.Ndërkohë, prokurorët e posaçëm, të paktën deri më tani, kanë dëshmuar se nuk kanë guxim të shkojnë tek nivelet e larta të zyrtarëve, tek vendimmarrësit e vërtetë të aferës së inceneratorit inekzistent të Tiranës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...