'Rruga e Surrelit është rruga e krimit'/ Berisha: Edvin, kjo rruga nën ballkon është rruga e shpresës, rruga e njerëzve guximtarë

E Enjte, 11 Janar 2024 12:52

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur nga dritarja e banesës së tij, për qytetarët dhe demokratët e mbledhur në tubim, iu përgjigj Edi Ramës.

‘Edvin, kjo rruga nën ballkon është rruga e shpresës, rruga e njerëzve guximtarë’, u shpreh kryetari i PD-së, Sali Berisha.

 

Pjesë nga fjala e kryetarit të PD, Sali Berisha

Ju falënderoj nga zemra për praninë tuaj, ju përshëndes përzemërsisht ju dhe oratorët e mrekullueshëm për fjalët e tyre.

Por më lejoni t’i dërgoj një mesazh nga rruga nën ballkon Edvin Kristaq Ramës.

Edvin, kjo rruga nën ballkon është rruga e shpresës.

Kjo rruga nën ballkon është rruga e njerëzve të lirë.

Kjo rruga nën ballkon është rruga e njerëzve guximtarë.

Në të vërtetë, kjo është rruga e lirisë.

Por rruga e Surrelit është rruga drejt Pëllumb Gjokës, drejt McGonigalit, drejt Bajrëve, drejt Gjushit tënd.

Edvin, rruga e Surrelit është rruga e turpit, rruga e vjedhjeve, rruga e krimit, rruga pa të ardhme, rroga qorr, rruga pa fund.

Dëgjova me shumë kënaqësi fjalimet e të rinjve, e profesorëve, jam jashtëzakonisht i prekur dhe frymëzuar.

Sot më shumë se kurrë, pas 32 viteve, koha, Shqipëria kërkon fjalën e gjeneratës së re.

Kërkon guximin e kësaj gjenerate, kërkon vizionin e kësaj gjenerate, kërkon fuqinë e saj.

Në qoftë se 32 vite më parë, një gjeneratë të rinjsh u përball me një guxim epik me diktaturën komuniste dhe e zvarriti atë rrugëve të Tiranës, nuk duhet të harrojmë se e keqja ndër vite, e keqja këto 10 vitet e fundit, mori përsëri, lëshoi shtat dhe mori formë tjetër.

Përsëri kjo e keqe bëri që të gjitha pushtetet të përqendrohen, të grabiten, të mblidhen në duart e një personi.

Përsëri kjo e keqe bëri që opozita të shndërrohet në një fiktivitet.

Por kjo e keqe, miqtë e mi, të mos harrojmë kurrë se kohërat kurrë nuk do e harrojnë.

Kjo e keqe u soll me rininë shqiptarë si e keqja më e madhe, si pushtuesi më i egër që kjo rini ka njohur në të gjitha kohërat.

Ju lutem shumë, djemve dhe vajzave të reja, gjeni dhe lexoni promemorien e armikut doktrinar më të keq të kombit shqiptar, Vaso Çubrilloviç. Lexoni se si ky armik i qenies sonë parashtronte platformën e zbrazjes së Shqipërisë, platformën e shuarjes së kombit shqiptar duke dëbuar shqiptarët nga Shqipëria.

Çubrilloviçi frymëzoi regjimet nacionaliste serbe jugosllave për të përzënë qindra mijëra shqiptarë nga trojet e tyre.

Por, më shumë se Çubrilloviçi, më shumë se Pashiqi, më shumë se çdo regjim, shqiptarët i përzuri nga vatrat e tyre e keqja që quhet Edi Rama.

Sot, në 8 vite, Shqipëria përlotet, Shqipëria vajton mbi 500 mijë të rinj shqiptarë të cilët u larguan nga vendi i tyre, të cilët braktisën klasat e tyre, braktisën familjet e tyre. Morën rrugët e botës vetëm e vetëm se një e keqe që përqendroi çdo pushtet në duart e tij, vriste si një kuçedër, shpresën e tyre.

Vriste shpresën në çdo skaj, në çdo shkollë, në çdo universitet, në çdo qendër pune dhe kudo.

A nuk mjafton kjo që të shpallim Edi Ramën si armikun më të egër të qenies shqiptare?

A nuk mjafton kjo që të shpallim Edi Ramën si të keqen më të madhe kombëtare?

Atëherë, përballë kësaj, a nuk i takon të rinjve shqiptarë, nderi, detyra, misioni të ngrihen si luanë kundër kësaj të keqe për të shpëtuar veten, për të shpëtuar këtë vend që ai po e shkatërron me një program më shkatërrimtar se çdo pushtues tjetër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...