Shqiptarët në Itali, protestë për lirimin e Berishës, Doda: Rama ka vendosur neodiktaturën në vend

Saturday, 13 Janar 2024 12:44

Kryetari i Partisë Demokratike në Roma Bardhok Doda ka paralejmëruar se protestat për lirimin e kryetarit të Partisë Demokratike do të zgjerohen në shumë qytete të Europës dhe botës.

Në një lidhje me Skype për edicionin e mbrëmjes me Armela Ferkon në Syri Tv, Doda shprehet se Edi Rama ka vendosur neodiktaturën në vend dhe për këtë shqiptarët nëpër botë do solidarizohen duke iu kundërpërgjigjur në formë protestash.

 

“Në Shqipëri ka pllakosur komunizmi, neodiktatura dhe çdo javë në Romë do të ketë protesta dhe do vazhdojnë të shtohen në të gjitha qytetet e Italisë por edhe në të gjithë pjesën e Europës dhe të botës, duke filluar nga Athina,në Londër, Washington e në shumë vende të tjera të botës.

Thirrja jonë në rradhë të parë është lirimi i dr.Berishës i cili është arrestuar politikisht. Edi Rama me bashkëpunëtorët e tij e arrestoi dhe dëshiron t’i mbylli fjalën kryetarit të opozitës por kjo nuk është vetëm për Sali Berishën, është për të gjithë popullin Shqiptar. Ai mendon se duke i mbyll gojën dr.Sali Berishës do ua mbyll të gjithëve dhe këtë e dimë shumë mirë sepse në Shqipëri ka plakosur fakti që ose je me parinë socialiste, do jesh patronazhist ose do largohesh nga Shqipëria siç janë larguar shumë.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...