Thirrje në këtë 25-vjetor të masakrës, të gjenocidit serb në fshatin Reçak

Hënë, 15 Janar 2024 14:36

Prej dy vitesh argati i Beogradit Edi Rama me Lindën e tij në parlament bllokojnë rezolutën e deputetëve të PD për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë

Nga Sali Berisha 

Mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999, njësitë terroriste të pushtueseve serbë hynë në fshatin Reçak, masakruan shtazërisht 45 civilë shqiptarë për fajin e vetëm se i përkisnin etnisë shqiptare. Në mesin e viktimave të këtij akti të mirëfilltë gjenocidi kishte edhe fëmijë, gra dhe pleq.

Masakra e Reçakut tronditi thellë ndërgjegjen e botës së civilizuar dhe shënoi një kthesë të fortë në qëndrimin e vendeve të lira ndaj regjimit barbar të Millosheviçit, çka solli dhe vendimin historik të Aleancës së Atlantikut të Veriut për ndërhyrjen e saj për çlirimin e Kosovës. 

Në këtë 25-vjetor të Masakrës së Reçakut, viktimat e gjenocidit serb në Reçak dhe mbarë Kosovën, kërkojnë drejtësi si kushti i të gjitha kushteve për paqen e qendrushme në rajonin tonë.

Prej dy vitesh, argati i Beogradit - Edi Rama, armiku i egër i kombit shqiptar, me Lindën e tij në parlament, bllokojnë në një akt çnjerëzor, antikombëtar, rezolutën e deputetëve të PD-së për dënimin e gjenocidit serb Kosovë.

Me këtë rast përulem me nderimin më të madh para sakrificës sublime të viktimave të gjenocidit ciklik serb në Kosovë në tërësi dhe atij në Reçak në veçanti dhe dënoj me forcën më të madhe krimin horror të falangave të Beogradit të kryer 25 vjet më parë në fshatin Reçak ndaj civilëve shqiptarë dhe i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të vendosë para drejtësisë, frymëzuesit, sponsorët dhe ekzekutuesit e masakrës së Reçakut.

U bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë që të dënojnë me forcën më të madhe në këtë 25-vjetor të Masakrës së Reçakut, qëndrimin mohues të këtij akti gjenocidal nga albanofobi, Pashiqi shqiptar i Tiranës, Edvin Kristaq Rama.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...