Berisha fton demokratët dhe opozitarët: Ngrihuni siç janë ngritur në betejë, deputetët tuaj

Hënë, 15 Janar 2024 22:50

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të dalin në protesta e mosbindje civile.

Berishga tha se demokratët dhe opozitarët duhet të ngrihen, siç janë ngritur dhe deputetët e opozitës.

 
 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miqtë e mi, ju jeni njerëz të lirë, jeni guximtarë, jeni vizionarë, jeni të rinj dhe të reja, burra dhe gra në një mision epik.

Ju si opozitë e vërtetë, i keni kallur datën, tmerrin narkoregjimit të Edi Ramës.

Dhe pse kështu? Imagjinoni një moment, i tmerruar nga Sali Berisha, Edi Rama urdhëron mercenarët e tij në KQZ, në gjykata, që të mos regjistrojnë emrin e tij në fletën e votimit.

Urdhëron mercenarët e tij që t’i rrëmbejnë logon dhe emrin PD-së.

Urdhëron mercenarët e tij të ndërpresin çdo financim për kandidatët e saj.

E megjithatë, opozita mori 600 mijë vota. Kjo e tmerroi Edi Ramën. Kjo e tërboi Edi Ramën.

Ai e pa se po vjen furtuna. Ai e pa se opozita e vërtetë është e pamposhtur, ndaj dhe bllokoi çdo të drejtë të deputetëve në parlament.

Por deputetët tuaj, deputetët e vërtetë të opozitës ia bllokuan parlamentin narkoshtetit. E shndërruan atë në një kufomë-parlament. E shndërruan atë në një turp-parlament. 

E shndërruan atë ashtu siç është në një krim-parlament.

E shndërruan në institucionin më qesharak të planetit, i cili voton buxhetin për 4 minuta.

E shndërruan faktikisht në inekzistencë.

Një nderim të veçantë kam për të gjithë këta deputetë që në emër tuaj, po zhvillojnë betejën pa kthim në mosbindje civile, më të fuqishme që ka njohur ndonjëherë parlamenti.

Por Edi Rama, përsëri i tmerruar, mendoi se duke përdorur mercenarët e tij, armiqtë e egër të opozitës, Dumanër, Kraja dhe kompani, do mund të godasë për vdekje opozitën.

Ai ndërmori një akt të paparë në një vend të lirë. Urdhëroi organizatën kriminale të Skapit të partisë të vendosi në arrest shtëpie, pa asnjë provë, fakt, dokument, kundërshtarin e tij Sali Berisha vetëm e vetëm se ai e pa sepse duke i hequr emrin nga lista, duke i plaçkitur vulën dhe logon, duke mos dhënë asnjë qindarkë, de facto duke e përjashtuar nga gara, përsëri me mbështetjen tuaj, ai mori së bashku me ju 600 mijë vota...

Por përsëri i bëri llogaritë gabim, përsëri humbi.

Ne jemi në këmbë, jemi të sigurt, jemi të fuqishëm, ne do fitojmë!

Këtu para jush dua t’u drejtoj një thirrje mbarë demokratëve dhe opozitarëve: ngrihuni në këmbë siç janë ngritur këta të rinj dhe të reja, burra dhe gra, siç janë ngritur deputetët tanë.

Sepse ora ju fton ju, idealet ju ftojnë ju, e ardhmja juaj dhe e fëmijëve tuaj ju ftojnë ju. Dashuria për Shqipërinë ju fton ju.

E ardhmja e këtij vendi, trashëgimia e këtij vendi, ndaj të ngrihemi të gjithë në këmbë në betejën epike, në betejën e historisë, në betejën pa kthim, të përmbysim diktaturën e instaluar në Shqipëri.

Fitoni ju, fitojnë fëmijët tuaj, fiton Shqipëria, fiton pluralizmi, fiton e ardhmja, fiton demokracia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...