Censusi/ Berisha: Shqipëria me 1.478.126 banorë. Popullata është përgjysmuar

E mërkurë, 17 Janar 2024 16:26

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, publikoi një mesazh nga një specialist i censusit, i cili thekson se popullsia në Shqipëri është më pak se 1.5 milionë banorë.

POSTIMI I PLOTË 

Republika e mashtrimit.

Shqipëria me 1.478.126 banorë. 

Sipas regjistrimit të përgjithshëm të popullatës numri i popullatës në Shqipëri krahasuar me vitin 2011 është përgjysmuar!

Lexoni mesazhin e qytetarit digjital.

Mirëmbrëma doktor!

Jam një specialist tek censusi dhe ju keni denoncuar me të drejtë fshehjen e rezultateve katastrofë të këtij censusi që po punojnë me orë të zgjatura për të falsifikuar. Ju keni plotësisht të drejtë, desha t’ju informoj që: sipas kalkulimeve përmbledhëse të regjistrimit të popullsisë, rezultoi se u regjistruan gjithsej 1.478.126 qytetarë në Republikën e Shqipërisë, por me urdhër nga sipër nuk u bë publike për faktin se kemi të bëjmë me një SKANDAL mafioz të organizuar që ka të bëjë edhe me zgjedhjet e 25 prillit 2021, ku në shkallë vendi kanë hedhur votën rreth 1.7 milionë qytetarë, ose me saktë 1.667.352 votues, që do të thotë se nga regjistrimi i CENSUS-it dalin mbi 200 mijë vota tepër nga popullsia, pa llogaritur këtu edhe pjesën e qytetarëve nën 18 vjeç.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...