Berisha: Rama në Portin e Durrësit po vjedh një pasuri kombëtare, e cila shkon më së paku 4 miliard euro

E mërkurë, 17 Janar 2024 23:53

Gjatë fjalimit të tij me qytetarët në tubimin poshtë banesës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se, Edi Rama po vjedh një pasuri kombëtare si Porti i Durrësit.

Sipas Berishës, vlera e kësaj pasurie kombëtare shkon më së paku 4 miliardë euro.

Pjesë nga fjala e kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Edi Rama në urrejtjen e tij për opozitën, përdori të gjitha mjetet për asgjësimin e saj. Përdori çdo mjet për t’i mbyllur asaj gojën. Por dështoi. 

Kjo rruga është sot rruga e parlamentit të lirë të shqiptarëve.

Oratorët e kësaj rruge janë parlamentarët e fjalës së lirë.

Janë përfaqësuesit e shkëlqyer të qytetarëve, të të vërtetave të tyre.

E gjithë beteja që zhvillohet sot mes kleptokratëve, hajdutëve, trafikantëve qeveritar dhe ju, popullit të opozitës, popullit guximtar, ka vetëm një motiv kryesor: Edi Rama kërkon të fshehë krimet e tij. Ka tmerr dhe ferr nga krimet e tij ndaj dhe është i aftë të bëjë gjithçka duke urdhëruar mercenarët e tij në SKAP që të mbajnë në arrest shtëpie Sali Berishën.

Ai goditi me korrupsionin e tij, goditi me sistemin e vjedhjeve të tij, me krimet e tij, antikorrupsionin. Mendoi të godasë zërin e fuqishëm që e ka denoncuar në çdo akt, në çdo vjedhje, në çdo poshtërsi, në çdo tradhti.

Miqtë e mi, Edi Rama është kryeministri i vetëm në historinë e këtij vendi, që nga kryetar hajdut i Bashkisë së Tiranës, u bë kryeministër me një vilë 57 metra të gjatë, me një oborr 5 mijë metra katror. Ndërkohë kishte të deklaruara 3800 euro dhe 400 mijë lekë.

Edi Rama u bë kryeministër ndërkohë që zonja e tij solli në pajë pallatin 5-katësh të ndërtuar pa asnjë qindarkë fatura bankare, ndërtimi, tatimi, dogane etj. Gjithçka në truall, sikundër në Surrel, mbiu nga vjedhja, vjedhja dhe vetëm vjedhja.

Edi Rama mendoi se do mbyllë vjedhjen e tij duke shkarkuar drejtuesen e institucionit të deklarimit të pasurive, një njeri të ndershëm, me integritet, e cila në përputhje me ligjin nisi hetimin e tij dhe të bashkëshortes së tij.

Por unë sot jam këtu para jush, Edi Rama, ti dhe bashkëshortja nuk do shpëtoni kurrë nga vila me themelet 57 metër dhe pallati 5-katësh të ngritur me vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.

Edi Rama mori pushtetin për të varfëruar shqiptarët dhe pasuruar veten e tij. 200 milionë euro do e akuzonte OSBE se ka depozituar në bankat offshore. Nuk guxoi të përgënjeshtrojë, nuk guxoi të thotë një fjalë, por heshti si fija e barit sepse ata i tregonin llogaritë.

Por hajdutët nuk ngopen kurrë me vjedhjet e tyre. Ai vazhdoi, me firmën e tij u realizuan vjedhjet e shekullit.

Edi Rama firmosi themelin e djegësve, për të cilët shqiptarët, po të mos ishte opozita, do paguanin 1 miliard euro për Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Edi Rama firmosi dhënien e tyre pa garë, në kundërshtim me ligjin.

Edi Rama firmosi bonusin 8 përqind për djegësin e Tiranës.

Pra, Edi Rama është arkitekti i vërtetë i vjedhjes së shekullit.

Edi Rama është njeriu që me Beqën e tij dhe muratorin të cilit i dha sterilizimin, rriti 83 herë çmimin e kësaj procedure. Përjashtoi nga mundësia e operacionit për shkak të kostos së lartë, çdo muaj të paktën 1 mijë shqiptarë.

Hajduti nuk ngopet kurrë. Pasi e pa se për vilën e tij 57 metra të gjatë, sarajet e tij, se për pallatin 5-katësh në sheshin e pallateve, se për aferën 1 miliardëshe të djegësve, se për aferën qindra milionë të sterilizimit dhe të check-up nuk i hyri ferra në këmbë, sepse Skapi është një degë e turpshme kriminale e ekzekutivit të Edi Ramës, ai vazhdoi me Portin e Durrësit.

Miqtë e mi, Edi Rama në Portin e Durrësit po vjedh një pasuri kombëtare, e cila shkon më së paku 4 miliard euro. 1.4 milionë metër katrorë tokë. Pa llogaritur basenin përreth.

Atëherë, si ka mundësi që shqiptarët të pajtohen me këtë gjë?

Opozita, PD, Sali Berisha i kanë denoncuar dhe do i denoncojnë çdo natë.

Por ju bëj thirrje të gjithë atyre që na ndjekin. Mos prisni kurrë që t’i presë kush dorën me gërshërën e ligjit kryehajdutit të kombit, Edi Ramës.

Vetëm gërshëra e qytetarëve, vetëm ju, vetëm guximi juaj do i japë atij përgjigjen që meriton.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...