Meta: Pazaret Rama-Basha janë shumë të vjetra, ato nisin që me reformën territoriale në vitin 2014

Premte, 19 Janar 2024 22:26

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha në një konferencë për shtyp se pazaret mes Edi Ramës dhe Ilir Metës janë shumë të vjetra dhe datojnë që në kohën e reformës administrative territoriale.

“Në vitin 2014, kur u bë reforma administrative territoriale, unë isha kryetar i parlamentit dhe isha në koalicion me Partinë Socialiste.

Dhe duheshin 84 vota që ajo mazhorancë i kishte për të miratuar këtë reformë. PD zgjodhi të bojkotonte. Në vlerësimin tim sot, ishte një marrëveshje e qartë që atëherë midis Bashës dhe Rramës.

Sepse nuk kishte asnjë arsye pse të bojkotonte porsa kohë kjo ishte një reformë madhore dhe e domosdoshme. Nga ime si Ilir Meta ka pasur një koherencë shumë të plotë edhe atëherë, edhe tani. 

Si kryetar i parlamentit kam insistuar që reforma të bëhej domosdoshmërisht me PD-në, me çdo çmim, për arsye se ishte reformë madhore dhe duhej bërë me konsensus.

Edhe pse Edi Rama donte ta bënte pa PD-në, siç gjithmonë do t’i bëjë pa opozitën, siç ndodh edhe sot.

...U premtua që do vinte një propozim nga ana e PD. Një propozim për të cilin ishte garancia që do miratohej. Nuk erdhi kurrë, nuk erdhi asnjëherë.

Tani pse nuk erdhi? Shumë qartë, se këto pazaret e sotme nuk janë aq të freskëta, janë shumë të vjetra. Sepse ishte bërë pazari, që ai do bojkotonte, ky do ecte me variantin që meqë këta nuk erdhën, ne do i miratojmë këto.

Ndërkohë marrëveshja ishte bërë. Marrëveshja ishte bërë që kudo që do kishte kandidatë të LSI në pushtetin vendor, në emër të koalicionit PS-LSI, PS-ja do të votonte për kandidatët e PD-së.

Siç ndodhi në Lezhë, siç ndodhi në Vorë, siç ndodhi në Pogradec, siç ndodhi në Mallakastër, siç ndodhi në shumë zona të tjera të Shqipërisë.

Edhe Edi Rama do arrinte objektivin e tij, të miratonte reformën ashtu siç donte, duke fajësuar opozitën për bojkot të qëllimshëm, por edhe kryetari i opozitës do arrinte objektivin e tij të justifikonte humbjen, por edhe të fitonte sa më shumë falë këtyre pazareve të nëndheshme me Edi Ramën,” tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...