Skandali/ Pirro Vengu, 1.5 milionë € për 'rinovimin' dhe gjelbërimin 3 vjeçar të Portit të Durrësit!

Premte, 19 Janar 2024 22:30

Ndërtimi i Portit të Ri të Durrësit, në zonën e Porto Romanos, pritet ti kushtojë shqiptarëve rreth 400 milionë euro. Në fakt, e gjitha kjo vlerë është një aferë e pastër që nisi me faljen e truallit në portin ekzistues, për të ndërtuar në atë vend pallate dhe hotele shumëkatëshe.

Ndërtimet do t’i bëjë privati, madje edhe pjesën më të madhe të fitimit do ta marrë po privati, e cila ka filluar të ndërtojë godinat e para në atë vend. Por, pas humbjes së truallit dhe kostos për ndërtimin e portit të ri, çfarë veprimesh po ndërmerr drejtori aktual i Autoritetit Portual të Durrësit? Sipas dokumenteve që disponin redaksia e BoldNeës.al, Pirro Vengu ka gati që të hapë me dhjetëra procedura tenderuese për “rinovimin” e këtij porti. Por, sërish po ia kujtojmë z. Vengu se ai port do të shkojë për “skrap”, madje kanë filluar të shiten edhe apartamente dhe njësi shërbimi. 

 
 

Image

 

Drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu, ka gati 7 super tendera për mirëmbajtjen apo pajisjet në atë port, që pritet të shkatërrohet në muajt në vijim. Arabët deklaruan disa javë më parë se ndërtimet do të jenë shumë të shpejta, madje këtë e kanë vënë në zbatim, teksa ka filluar mbushja e detit me inerte për këto ndërtime. Mësohet se tenderi i parë i hapur nga APD është me objekt të prokurimit “karburant”. Fondi limit për këtë tender është me vlerë 21.509.442 lekë. Ndërkohë, tenderi i dytë është “SIEM (Security Information and event management)”, me një vlerë 25.000.000 lekë, teksa bën fjalë për sistem elektronik të inteligjencës. Procedura e radhës është me objekt “shërbim me mjete të rënda automekanizma për Terminalin e Autove”. Në këtë rast, fondi limit është 20.000.000 lekë dhe procedurat bëjnë fjalë për transportuesi të ngarkesave dhe transportues.

 
 

Image

Në total, sipas kalkulimeve që ka bërë redaksia e BoldNews.al, Pirro Vengu ka akorduar një shumë prej 1.5 milionë euro. Mësohet se ia ka hapur edhe procedurën e prokurimit “veshmbathje për njësinë e planifikimit detar, njësinë e menaxhimiit të TMGJ, njësinë e menaxhimit të terminalit të automjeteve dhe njësia e repartit PMNZSH”. Fondi limit i kësaj procedure është 20.993.800 lekë. Lista vijon me tenderin e çuditshëm si “sigurimi i pasurisë”.

Por, z.v Vengu për çfarë pasurie bëhet fjalë? A nuk do të prishen ato pasuri? A nuk i është dhënë privatit? Normalisht që po, pasi ka një VKM. Fondi për këtë tender, pra të sigurimit të padisë është 19.745.816 lekë. Mësohet se është shërbim për sigurimin në rast dëmi ose humbje. Ose shërbime të sigurimit nga zjarri, shërbime të sigurimit të pronës dhe shërbime të sigurimit.

Tenderi në listë është edhe akoma më i çuditshëm. “Mirëmbajtje e gjelbërimit për tre vite”. Për 3 vite? Çfarë do të mirëmbajë firma në fjalë? Pallatet dhe hotelet që do të ndërtohen? Fondi për këtë tender është 11.865.651 lekë dhe bën fjalë për “produkte kopshtarie dhe fidanishte”, “fidane, bulbe, rrënjë dhe prerje”. I fundit në këtë listë, por jo për

Pirro Vengun, është tenderi me objekt “Blerje automekanizma për terminalin auto”. Mësohet se fondi për këtë tender është 35.000.000 lekë dhe bën fjalë për “transportuesi të ngarkesave”, “pirunj” dhe “mjete me fuqi hidraulike”.

Pra, përveç 80 hektarëve të truallit aktual apo edhe 400 milionë eurove për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, Vengu bën edhe tendera prej miliona eurosh për mirëmbajtjen apo edhe për gjelbërimin 3 vjeçar!/Boldnews

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...