Dokumenti Sokol Sadushi shfaqet me shallin e kuq komunist në qafë, po ja çfarë thotë ‘Kodi i Etikës Gjyqësore’

Hënë, 22 Janar 2024 12:15

Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi është shfaqur ditën e djeshme si një komunist i devotshëm.

Ai është shfaqur në rrjetin social në Facebook me shallin e kuq komunist në qafë si pioner me simbolikat e rilindjes trashguar nga Partia e Punës. 

 

Në vend që të ishte i paanshëm, të paktën publikisht meqë ja kërkon detyra që ka marrë (pasi jo publikisht, dihet se kujt i bindet) Sadushi ka dalë dje hapur e duke na thënë se kë mbështet si në detyrën e tij publike, por edhe në ato shoqërore.

Edhe gjatë fjalës së djeshme në tubimin qytetar pranë shtëpisë së tij , kryetari i PD-së, Sali Berisha e akuzoi Sadushin si komisar politik që kërcënon avokatët.

Por nëse e shikon me vëmendje, kjo sjellje e gjyqtarit Sadushi bie në kundështimin të hapur edhe me vendimin numër 171 i viti 2021 nxjerrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, që bën fjalë për Kodin e Etikës Gjyqësore.

Image

Aty  thuhet shprehimisht, në pjesën e “Parimeve Bazë të Kodit të Etikës Gjyqësore” në nënçeshtjen Ç, “Parimi i Sjelljes së Hijshme dhe me vetpermbjatje”, në pikën g’, se gjyqtari, “duhet të shmangë shfaqjen e bindjeve të tij politik, edhe pse ai si çdo qytetar gëzon të drejtën për të pasur të tillë”.

Image

Por Sadushi me daljen e tij publike me shallin e kuq komunist në qafë tregon se nuk pyet as për ligjin por as për kodin e Etikës publikuar me bujë vetëm 2 vjet më parë.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...