Argita Malltezi: S’bën kuptim të jetosh si i ndershëm e të nënshtrohesh si i pandershëm

Tuesday, 23 Janar 2024 09:53

E ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, Argita Malltezi përballë gazetarëve, ju përgjigj pyetjes nëse gjatë këtyre viteve, e ka këshilluar babain e saj, liderin demokrat Sali Berisha, të heqë dorë  që familja Berisha të mos kalonte mes problemeve që po kalon aktualisht.

Malltezi tregoi se dorëzimi dhe nënshtrimi nuk ka qenë një opsion për të atin teksa shtoi se “S’bën kuptim të jetosh si i ndershëm e të nënshtrohesh si i pandershëm”.

 

Pritshmëria ime në atë moment, unë mund ta kisha pritur një gjë të tillë, që ai të tërhiqej në vitin 2017. Dhe për hir të së vërtetës, në një moment unë i thashë që “nuk ke pse mban koston e listës, tërhiqu dhe trego distancim”. “Jo” tha, “sepse do të mund të humbasë Partia Demokratike dhe unë i jap kosto”. Dhe për këtë arsye vazhdoi.

Më pas u humbën mandatet, u dogjën për shkak të Lulzim Bashës, nuk kishte më kuptim që të tërhiqej, dhe iku ajo çështje.

Në vitin 2021, ajo që unë kam pritur dhe nuk ja kam thënë fillimisht Berishës, e kam thënë në familje dhe në prezencë të dikujt tjetër përveç familjes.

Ka qenë pikërisht që nëse ka një trashëgimi që do doja për fëmijët e mi është qëndrimi, sfidimi i kësaj situate.

Një njeri që jeton... unë mendoj se kam jetuar gjithë jetën ndershmërisht dhe i kam bërë gjërat pak por gjithmonë me rregull.

Nëse vjen dikush dhe më thotë mua, “nënshtrohu sepse jam më i madh”, në një ditë tjetër, të vjen dhe dikush tjetër dhe të thotë “nënshtrohu se jam dhe më i madh”.

Nuk mund ta pranosh, ose pastaj, jeto si një pjesë që i shkelin ligjet dhe nënshtrohu se është kollaj domethënë.

Por, nuk mund të marrësh dy barra, dhe të jetosh si i ndershëm dhe të nënshtrohesh si i pandershëm.

Kështu që absolutisht, i kam thënë një gjë, në një moment, i thashë: Nuk i detyrohesh askujt asgjë!

As ne dhe askujt tjetër, çdo gjë kalon, ajo që duket sfidë e madhe në një moment, kalon. Kemi kaluar gjëra shumë më të rënda se kaq dhe ja ku jemi.

Nuk ka gjë që nuk kalon në jetë. Askujt nuk i detyrohemi, vendos si të duash.

Dhe nëse e more këtë vendim tani , tërhiqu nëse do, nuk ka asnjë problem.

Dhe, ka thënë ‘jo’, ka mbajtur atë qëndrim dhe pritshmëria ime ka qenë që të mbante pikërisht këtë qëndrim. Mendoj që në jetën time nuk kam mësuar kurrë më shumë se sa në këtë moment nga im atë. Dhe, them që nëse ka diçka që shqiptarët duhet të mësojnë është pikërisht kjo, durimi.

Ai është një njeri që sot duron në një kohë kur nuk kishte pritshmëri për të arritur diçka.

Ai prapë duron dhe bën atë që mendon që është e drejtë. Për ata që janë besimtarë, do thoja ky është durimi.

Ky është sabri që i thonë ndonjëherë në fe. Ndërsa për ata që janë ateistë do thoja ky është stoicizmi. Stoiku çohet dhe bën atë që duhet bërë pa pyetur për përfundimin por vetëm për veprimin që bën, veprimi është ajo amorfatja, ajo që të motivon, që të përmirëson në jetë. Pra, çdo vështirësi të përmirëson.

Sot unë ndjehem shumë më e pasur shpirtërisht dhe shumë me fat që kam përjetuar një lloj qëndrimi të tillë. Unë nuk e di se si shkon kjo histori, por absolutisht nuk më shqetëson kjo.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...