'A ka ambicie për drejtimin e PD'?/ Argita Malltezi: Partia nuk trashëgohet, por fitohet me garë

Tuesday, 23 Janar 2024 09:58

Në Çim Peka Live në SYRI TV, Argita Malltezi ka folur për angazhimin në Partinë Demokratike dhe mundësitë që ajo të jetë në krye të saj.

Pyetjes së gazetarëve nëse po e detyrojnë të futet në politikë aktive, Malltezi theksoi se PD nuk do të trashëgohet por do të fitohet me garë.

 

Pjesë nga intervista:

Peka: A po ju detyrojnë të futeni në politikë aktive?

Malltezi: Pse erdhëm në këtë pikë? Edi Rama kërkon të mbulojë korrupsionin e tij duke bërë luftë kundër njeriut që e akuzon dhe më shumë se kushdo tjetër ka qënë vokal për aferat e tij korruptive, PPP-të, inceneratorin, sterilizimin, chec up-in e të tjera me radhë. Për humbjen e 70-80% të parave publike që gjoja tenderohen dhe nuk dihen se ku shkojnë dhe SPAK vepron si një drapër ideologjik kundër një njeriu, i cili sot ka 30 m2 apartament më shumë sesa ka pasur në komunizëm, ndërkohë që ai që mban flamurin e antikorrupsionit nëpërmjet SPAK-ut, Edi Rama, ka një saraj me 57 m themel të gjatë dhe 5 mijë m2 oborr. Sali Berisha ka 3 vite që thotë ju lutem më hetoni dhe më nxirrni një provë që ka të bëjë jo vetëm me mua por edhe me fëmijët e mi dhe unë largohem dhe tjetri në momentin e vetëm që filloi hetim nga Zana Xhuka kryetarja e ILDKP-së për shtëpinë, e shkarkoi Zana Xhukën.

Qartazi kjo është një betejë politike dhe në një betejë politike njerëzit nuk mund të rrinë mënjanë.

Kështuqë unë as nuk e kam dashur kurrë angazhimin në këtë formë politike, unë jam aktiviste e PD dhe konsideroj një motivim shumë të mirë për këdo që angazhohet në një parti politike pavarësisht spektrit, tregon qytetari përgjegjshëmri dhe unë për më tepër kam aspektin emotiv që militoj në PD, por nuk kam aspiruar kurrë të jem në drejtim të saj, nuk aspiroj edhe sot e kësaj dite të jem në drejtim të saj, në çfarëdo lloj niveli të drejtimit.

Absolutisht unë do të bëj çdo gjë që duhet të bëj që të vendos në vend të drejtën. Dhe unë nuk kthehem mbrapsht.

Nuk është politika qëllimi im por lufta për të nxjerr në krye të drejtën padiskutim që është.

Unë do të bëj çdo gjë që të jetë e nevojshme për të drejtuar gjërat nga kjo pikë ku kanë rënë.

Nëse do duhet të mbaj një kovë me ujë, do të mbaj një kovë me ujë, nëse duhet të bëj shumë më tepër do të bëj shumë më tepër, do të bëj atë që do të jetë e nevojshme.

Xama: Edhe nëse do të jetë e nevojshme të jeni në krye të PD-së?

MallteziKurr nuk e kam dashur që PD kjo forcë kaq e madhe të përfaqësohet me institucione të trashëguara. Dhe nuk e pranoj as sot dhe nuk do ta merrja as sot një gjë të tillë. Nëse do të ishte ndonjëherë kjo, unë do ti bija qark Shqipërisë për ta arritur dhe për të bindur njerëzit dhe nëse nuk do ti bindja njerëzit nuk do ta bëja një gjë të tillë.

Kam thënë që nuk ka asnjë lloj kompleksi për ta thënë dhe për ta bërë këtë gjë. Mendoj se PD ka kapacitete në strukturat e saj që i përmbushin të gjitha kriteret për ta bërë atë, unë jam e gatshme për të mbështetur këdo por absolutisht do bëj çdo gjë me aq sa mundem që gjërat të shkojnë në vendin e duhur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...