Berisha: Grupi i strukturuar kriminal s'kishte asnjë kompetencë të vendoste për shkuarjen time në Kuvend

Tuesday, 23 Janar 2024 17:43

Nga fjala e Kryetarit të PD, Sali Berishës, në përgjigje të interesit të mediave, pak pasi doli nga SPAK, ku u mor në pyetje nga prokurorët e dosjes së Kompleksit Partizani. 

Berisha: "Ky ishte një akt antikushtetues, antiligjor i grupit të strukturuar kriminal Rama-Dumani-Kraja-Millonai. Së pari, ky grup i strukturuar kriminal nuk kishte asnjë kompetencë ligjore të vendoste për shkuarjen apo mosshkuarjen time në parlament. Pse?! Dispozita ligjore e Kodit të Procedurës Penale këtë të drejtë ia njeh vetëm gjykatës. Dhe këtë të drejtë ia njeh gjykatës për të gjithë personat, përveç atyre që janë persona të zgjedhur. Për personat e zgjedhur, dispozita ligjore përcakton se çështja e mosvajtjes së tyre në punë vendoset vetëm pas vendimit të prerë të gjykatës. Por këta nuk kanë ligj, nuk kanë moral, nuk kanë të drejtë. Dhe unë u them ju, se ua përsërita disa herë këtij grupi të strukturuar kriminal këtë që po them. Sigurisht kjo është pjesë e skenarit."

 

"Kam informacione se skapistët kanë pasur lidhje të ngushta me McGonigal"

"Kam dijeni të plotë se skapistët kanë pasur lidhje të ngushta me McGonigal. Dhe në momentin e caktuar unë do i bëj publike. Por sqaroj se ne kemi dërguar një dosje, PD ka dërguar një dosje pranë autoriteteve të SHBA me të gjitha të dhënat që ne disponojmë për aferën McGonigal."

 

"Të ardhmen e opozitës e shoh në fitore të sigurt. Masa ndaj meje është staliniste"

"Masa ndaj meje është një masë staliniste që tregon frikën dhe tmerrin e regjimit nga fjala e Sali Berishës. Lëre mos e pyet! Për sa i përket komunikimit, po më dolën gazetarët përpara, harroje ti se unë njoh ligj tjetër përveç ligjit të fjalës së lirë dhe komunikimit me ta.  Të ardhmen e opozitës e shoh në fitore të sigurt. Opozita ecën në fitore të sigurt."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...