PD: ‘Zëri i Amerikës’ zbulon gënjeshtrën e Ramës dhe fakton si ai korruptoi McGonigalin

Tuesday, 23 Janar 2024 17:47

Partia Demokratike ka reaguar pas shkrimit të Zërit të Amerikës ku dalin prova të reja në skandalin Rama-McGonigali.

Aty faktohet se Edi Rama ka investuar në mënyrë të drejpërdrejtë tek McGonigal në mënyrë që ky i fundit të niste hetimet ndaj opozitës në Shqipëri.

 

Deklarata e PD-së:

Zëri i Amerikës, media zyrtare e qeverisë amerikane, në një lajm të djeshëm për thirrjen në SPAK të Agron Nezës, denoncon si gënjeshtar Edi Ramën, dhe vërteton se ai korruptoi Charles McGonigal për të luftuar opozitën. Zëri i Amerikës bën kronologjinë e ngjarjeve që lidhen me përpjekjet e McGonigal për të dëmtuar Partinë Demokratike, i shtyrë nga Rama. Sipas VOA, lobisti amerikan Nick Muzin depozitoi me 14 nëntor 2017 në Departamentin e Drejtësisë dokumentin mbi aktivitetin lobues në favor të PD.

Më 22 nëntor, BIRN, bëri publik faktin se Muzin kishte deklaruar marrjen e 500 mijë dollarëve nga Partia Demokratike. Pak ditë më vonë, më 25 nëntor, Charles McGonigal informoi Departamentin e Drejtësisë mbi këtë rast me informacione të marra nga Dorian Duçka. Në janar 2018, ish zyrtari i FBI-së, merr sërish informacion për çështjen nga Agron Neza. Sipas aktakuzës amerikane, Neza e mori këtë informacion nga zyra e kryeministrit Rama.

Gënjeshtra e Ramës u bë në Kuvend vitin e shkuar, kur ai kërkoi të shpëtojë duke thënë se zyra e tij nuk kishte informacione, përveç atyre që kishin dalë në media. Fakti është, siç thekson Zëti i Amerikës, se në atë kohë në media nuk ishte folur për financimet ruse. Ato u ngritën si çështje vetëm në mars të vitit 2018, në një shkrim të revistës amerikane ‘Mother Jones’. Gënjeshtra që zbulon Zëri i Amerikës është, në fakt, thelbi i përpjekjeve të Ramës për të shpëtuar veten nga implikimi në dosjen McGonigal. Paratë që ka marrë McGonigal nga Agron Neza, janë paratë që Rama ka paguar për të sulmuar Partinë Demokratike.

Zëri i Amerikës, duke iu referuar prokurorëve amerikanë, thekson se ‘i pandehuri ishte betuar se do të hetonte dhe parandalonte krimet kundër Shteteve të Bashkuara dhe jo t'i kryente ato’.

A nuk vlen e njëjta gjë edhe për Edi Ramën, ende të pahetuar nga SPAK? Ai po kryen krime kundër interesit publik për të dëmtuar opozitën dhe duke korruptuar zyrtarë të lartë të qeverive aleate.

SPAK, pse nuk vepron?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...