“Këtu janë në mungesë në Shqipëri për radioterapi. Në Francë dhe Gjermani një nga arsyet themelore pse pranohet kërkesa e shqiptarëve për azil është se ata faktojnë që për sëmundjen e tyre nuk ka ilaçe në Shqipëri.

Kemi mungesë ilaçesh, kemi ilaçe që nuk bëjnë punë dhe ilaçe që janë shumë të shtrenjta. Këtu e gjitha është mbrapsht. Kjo ka lidhje me qeverinë që vjedh me shëndetësinë.

Për afera korruptive, ne si opozitë që i kemi denoncuar, i njohim mirë këto. Të tre koncesionet e shëndetësisë janë njësoj. Dhe laboratorët dhe sterilizimit janë njësoj. Njëri ka kompani tullash, tjetri ka kompani bananesh. Të dy kompanitë në Holandë dhe miq me Beqajn. Të besosh shifrat e Beqajt me shifrat e OBSH-së më duket nonsens”, tha ai.