Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi, shpjegoi për gazetarët atë që e quajti dyfytyrësia e Edi Ramës dhe SPAK kur bie fjala te pronarët.
Malltezi tha se Karlo Bolino, miku hajdut i Edi Ramës, vodhi tokën ku do ndërtohej një gjimnaz dhe nuk hetohet, kurse pronarët që janë zvarritur 20 vite nëpër gjyqe, u kërkohet llogari pse kanë marrë pronën e tyre.
“Ja çfarë ndodh me Karlo Bolinon, mikun hajdut të Edi Ramës.
Pronarët, mbasi zvarriten 20 vite nëpër gjyqe, edhe pasi u kthehet prona, këto lolot e Edi Ramës u kërkojnë llogari pse iu kthye prona 100 familjeve pronare.
Kurse Edi Rama nxjerr 4 VKM brenda 8 muajsh për Bolinon. Bolino nuk paguan asnjë pare.
Pronarët duhet të paguajnë edhe për objektet e shkatërruara dhe të uzurpuara, duhet të paguajnë edhe për uzurpatorët, paguajnë dhe bëjnë edhe një çerdhe dhe një kopsht.
Ndërkohë, Bolino vjedh shkollën e kalamajve. Urdhëroni ku e keni me një tabelë dyfytyrësinë e qeverisjes së Edi Ramës dhe dyfytyrësinë e këtyre lolove të Edi Ramës,” tha Malltezi.