Jamarbër Malltezi ka folur për mediat pas daljes nga SPAK.
Ai është shprehur se SPAK ka presion nga kryeministri Rama në mënyrë të vazhdueshme dhe se kështu ka delegjitimuar Reformën në Drejtësi.
U dhashë disa nga këto dokumente të cilat nuk kanë preferuar që ti përfshijnë në dosje.
Ai u shpreh se donte të dorëzonte në SPAK dokumentet me denoncimet e bëra nga PD për tjetërsimin e pronave në Tiranë, por tha se prokurorët nuk guxuan t’i merrnin.
“Kemi presionin që Rama i ka bërë SPAK në mënyrë të vazhdueshme, duke delegjitimuar reformën në drejtësi. Ajo që ka rezultuar se i gjithë procesi nuk ka dëm në financat publike. Nuk guxuan t’i merrnin, për denoncimin që ka bërë PD për tjetërsimin e pronave në të gjithë Tiranën. Nuk kanë preferuar t’i marrin këto dokumente”, tha Malltezi.
Ai tha se në këtë çështje, “e para e punës nuk ke vepër penale sepse unë nuk kam qenë asnjëherë zyrtar”. “Kjo u sqarua por urdhri politik është urdhër politik”, tha ai.
Malltezi: Mbi bazën e disa gënjeshtrëva, presionit që i ka bërë Edi Rama SPAKUT. Janë presione politike.. SPAK ka refuzuar të pranojë cd me këto kallëzxime, ekspertizën kontabël. Edi Rama fshihet. I dhash edhe këto tjerat. Denoncimi i PD-së për tjketrësimin e pronave, kulla 40 e ca katëshe.
Jamarbër Malltezi: Procesi politik! Po arrestojnë njerëz ku nuk ka dëm! Prokurorët e SPAK kanë fshehur, genjejnë ose nuk referojnë…
Këto dokument nuk i kanë bërë pjesë e dosjes. Zonën e ka bërë urbane me parametra. Nuk kam qenë asnjëherë zyrtar, nuk ke asnjë gjë, momenti kur ti kërkon larje parash por nuk pranon ekspertizën kontabël. Pati qëndrime të pa denja, që ka arrestuar një njeri pa e pyetur fare. Ia thashë në sy. Është politike, filloi nga Balla. Prokurorët janë në konflikt interesi. Kanë mbi tre vite hetime. Ka pasur urdhra politik nga Edi Rama.