Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD Genc Pollo i ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv me Edvin Parrucën komentoi krizën aktuale politike në vend.
Pollo u shpreh se reagimi i ndërkombëtarvëve erdhi pasi kriza shkoi në nivele që nuk mund të devijohej më.
Sipas tij, degradimi drejt një shteti autoritar dhe kleptogratik është avancuar tepër vitet e fundit.
“Është një çështje që ka zgjidhje dhe zgjidhja është respektimi i ligjit dhe kushtetutës. Kemi një reagim nga faktori ndërkombëtar, ai europian. Është një reagim i vonuar, megjithatë i mirëpritur dhe është një pasojë e një ndërgjegjësimi të një situate reale që mund të ketë qën e njagjshme edhe me 5 vite më para, por që tani është trashru zullumi aq sa nuk mund të rrish pa e shikuar ose të bësh sikur nuk e shikon dot.
Rama përpiqet të bëjë arrogantin, moskokçarësin se nuk pyet për botën, nuk pyet për Europën, do të bëjë si të dojë ai sepse thotë se ka shumicën.
Degradimi drejt një shteti autoritar dhe kleptokratik ka avancuar si asnjëherë gjatë tre dekadave të fundit. Duhet të jenë forcat e brendshme të gjejnë mënyrën për të restauruar disa balanca të pushteteve.”