Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën se ai bashkë me Edi Ramën janë kanë zëvendësuar shtetin ligjor me narkoshtetin në Shqipëri.
Sipas Berishës, Basha ia lehtësoi Edi Ramës operacioni makabër për këtë zëvendësim me pasoja jetike për shqiptarët, duke i vrarë shpresën.
Berisha: Shqipëria po shkatërrohet dhe dy janë faktorët kryesorë të shkatërrimit të saj.
Jo të paktë janë ata që besojnë se varfëria është më kryesorja.
Sigurisht lotët e mjerimit janë lotët më të dhimbshme.
Por shpresën nuk e vret asgjë më shumë se rrëmbimi i votës, se padrejtësia, aktet kriminale të sistemit të drejtësisë.
Këto dy janë vrasës kryesorë të shpresës, të optimizmit, të besimit të shqiptarëve te Shqipëria.
Ndaj dhe misioni juaj është sot i një rëndësie të jashtëzakonshme.
Mision i vështirë, por mision jetik.
Dua të them edhe dy fjalë miqtë e mi!
Në gjithë këtë dramë, diktaturën nuk e sollët ju, përkundrazi ju jeni burra dhe gra që gjatë këtyre 10 viteve, mbështetët me të gjithë forcën tuaj, me të gjithë energjitë, idealet, mundësitë tuaja, pluralizmin, votën e lirë, vlerat e vërteta të një shoqërie të lirë. Mbështetët interesin kombëtar.
Por nuk mund të mohohet se drejtimi juaj, se ai që sot kyçet në pazare të përnatshme me Edi Ramën, dënoi PD-në me qëndrime që ajo kurrë nuk do mund t’i merrte. Me qëndrimet, të cilat e lehtësuan Edi Ramën në operacionin e tij makabër të zëvendësimit të shtetit ligjor me narkoshtetin.
Operacione të cilat zhdukën besimin e shqiptarëve se Shqipëria mund të bëhet.
Në këtë kontekst, është në detyrën e çdo demokrati, të shumëfishojë përpjekjet, të dalë në ballë të betejës, t’u rikthejmë shqiptarëve të drejtën e votës së lirë. Të çojmë Shqipërinë drejt fitores.
Ne kemi përpara njeriun më të diskriminuar.
Kemi përpara kryeministrin më të korruptuar të Europës.
Kemi përpara kreun e organizatës më të shëmtuar kriminale.
Kemi përpara ortakun e McGonigalit, ortakun e Pëllumb Gjokës, ortakun e Behar Bajrit.
Ndaj dhe ftoj shqiptarët, ftoj demokratët kudo që janë të ngrihen, të bashkohen me ju në këtë betejë vendimtarë për fatin e Shqipërisë, rivendosjen e pluralizmit, rivendosjen e dinjitetit njerëzor, rivendosjen e interesit kombëtar, e shpresës dhe besimit, fitores së Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Rrofshi ju, rroftë PD!
Fitore, fitore, fitore!