Shkarkohet Presidentja e Urdhrit të Psikologut, Këlliçi: Gjeti kohën për qoka politike në fushatë elektorale…

Diel, 28 Janar 2024 16:46

Shkarkohet nga kolegët e saj Presidentja e Urdhrit të Psikologut. Lajmin për këtë shkarkim e ka dhënë në një postim në facebook anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi.

“Është shkarkuar njëzëri nga kolegët e saj. Janë 20 pika ku kolegët adresojnë të gjithë keqadministrimin e urdhrit. E shkarkuara gjeti kohën për qoka politike në fushatë elektorale, por la pas dore administrimin e urdhrit », shkruan ish deputeti në një postim në facebook.

Mesazhi:

Pas traumës emocionale që pësoi nga posteri im elektoral kundër korrupsionit, mësohet se presidentja e Urdhrit të Psikologut ka pësuar dje një tjetër tronditje të fortë. 

Është shkarkuar njëzëri nga kolegët e saj. Janë 20 pika ku kolegët adresojnë të gjithë keqadministrimin e urdhrit. E shkarkuara gjeti kohën për qoka politike në fushatë elektorale, por la pas dore administrimin e urdhrit.

Uroj që stresi post-traumatik të kalojë lehtë dhe nën kujdesin e profesionistëve!

Kjo ngjarje e djeshme në Urdhrin e Psikologut, më sjell në vemendje një rast analog. Një tjetër i shkarkuar endet nëpër Tiranë, e u thotë njerëzve jam kryetar e do bëhem kryeministër…

Modifikuar më Diel, 28 Janar 2024 16:48
Login to post comments