Murrizi: Drejtësia si në komunizëm, atëherë ishte Rrapi Mino, tani është Rrapi Kraja. Atëherë ishte Aranit Çela, tani është Sokol Sadushi

Tuesday, 30 Janar 2024 12:38

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Myslim Murrizi duke folur në tubimin qytetar tek banesa e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, ka sulmuar prokurorinë dhe gjykatat, duke  e cilësuar drejtësinë, njësoj si në komunizëm.

‘Unë nuk jam këtu për kauza të mëdha, por jam këtu si shpirt opozitari në mbështetje të qytetarit Sali Berisha, të deputetit Sali Berisha dhe të kryetarit Sali Berisha.

Jam aty ku duhet të jetë opozita për të mbështetur çdo qytetar të këtij vendi, opozitar me qeverinë sepse opozita nuk ka mision tjetër përveçse të përkrahë të pamundurin. 

Ndaj jam sot këtu se shoh që Sali Berishës i është bërë një padrejtësi dhe kur padrejtësi vjen nga organet që duhet të japin drejtësi, kjo nuk është më demokraci, por diktaturë.

Edhe regjimi bastard i Enver Hoxhës nuk vrau 6 mijë shqiptarë me firmë të Enverit dhe as me vendim të Byrosë Politike, por përmes gjykatave dhe prokurorëve.

Prokuror i Përgjithshëm ishte Rrapi Mino, sot kemi Rrapi Krajën.

Kryetar gjykate ishte Aranit Çela, sot kemi partizan Sokol Sadushin.

Edhe regjimet diktatoriale e shesin veten dhe luajnë përmes drejtësisë.

Unë i përkas mijëra qytetarëve që në vitet ’90 kemi dalë me dy gishtat lart për të kërkuar e duam Shqipërinë si Europa, e duam Shqipërinë si Amerika.

Askush nga ne nuk e kishte menduar se 34 vite më pas, do kishim kryetar të Gjykatës së Lartë, prokurorin e Enverit, Sokol Sadushit, zëvendëskryetar hetuesin e Krujës, Ilir Panda.

Do kishim shef të SPAK, hetuesin e Shkodrës, Arben Kraja.

Do kishim kampion drejtësie, një kokërr hajduti, hetuesin e Shkodrës, Dvorani.

Kjo qenka drejtësia e re? Me fytyra të vjetra. Me ata që u kanë shkulur thonjtë qytetarëve shqiptarë dhe kanë pushkatuar 1200 qytetarë pse kanë tentuar të kalojnë telat me gjemba të diktaturës për të shkuar në vendet e Perëndimit për jetë më të mirë’, tha Myslim Murrizi në tubimin qytetar në mbështetje të kreut të PD-së, Sali Berisha.

Login to post comments